LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Serbia i ka mbajtur të mbyllur pjesëtarët e FSK-së, 72 orë intervistim me metoda të vjetra (Video)

Ramadani: Serbia i ka mbajtur të mbyllur pjesëtarët e FSK-së, 72 orë intervistim me metoda të vjetra (Video)

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka thënë se mbështetja e të gjitha subjekteve politike shqiptare për transformimin e FSK-së e ka ndihmuar procesin.

Ramadani, në Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se rekrutimi në FSK i 34 pjesëtarëve të komunitetit serbë të veriut ka qenë një e arritur e madhe.

“Kjo ka ndodhë në mars të këtij viti. Ka qenë hera e parë që nga koha kur tre pjesëtarë serbë ishin bërë pjesë e FSK-së”, tha Ramadani.

Ramadani ka thënë se presioni mbo serbët e FSK-së po vazhdon, por jo siç ka qenë me herët.

“Ka raste kur Serbia i ka mbajtur pjesëtarët serbë të FSK-së deri në 72 orë në intervistim si në kohërat e vjetra”, tha ai, përcjell Telegrafi.

LAJMET 22:15 16.10.2018

LAJMET 22:15 16.10.2018

Publiée par RTV Dukagjini sur Mardi 16 octobre 2018

Ramadani ka thënë se është e qartë që vendimi i Serbisë për të penguar formimin e ushtrisë së Kosovës është kryekëput politik.

“Është vendim politik i Serbisë për ta penguar formimin e ushtrisë së Kosovës, por këto presione nuk do ta pengojnë atë proces”.

Duke folur për “Armatën e Veriut”, zëvendësministri i FSK-së ka thënë se pamfletet janë evidentuar, por nuk dihet nëse ka veprim fizik nga kjo organizatë.

“Organizim fizik nuk dihet nëse ka “Armata e Veriut”, por pamfletet kanë shkaktuar konfuzion dhe shqetësim te disa qytetarë të atyre pjesëve, por këto pamflete nuk i frikësojnë institucionet e Kosovës”, tha Ramadani./Telegrafi/

Ramadani: Serbia i ka mbajtur pjesëtarët e FSK-së, 72 orë intervistim me metoda të vjetra

Ramadani: Serbia i ka mbajtur pjesëtarët e FSK-së, 72 orë intervistim me metoda të vjetra

Publiée par RTV Dukagjini sur Mardi 16 octobre 2018

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori