Prishtina e ka mbyllur me sukses ndeshjen e xhiros së gjashtë kampionale, derisa është rikthyer te fitoret pas përballjes me Besën, ekip të cilin e mposhti me rezultat të thellë 4-0.

Kryeqytetasit shënuan dy gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën për t’i marrë tri pikët.

Sulmuesi Otto John shkëlqeu me het-trik në këtë sfidë, teksa një gol tjetër e realizoi Mërgim Pefqeli.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Zekirija Ramadani, mbeti i kënaqur nga ajo se çfarë dhuruan futbollistët e tij në këtë takim, ndërkohë që potencoi se dueli i radhës ndaj Feronikelit do të jetë sfida e vërtetë për ekipin e tij.

“I uroj futbollistët për fitore, pasi që krijuan shumë raste dhe arritën të konkretizonin disa prej tyre. Objektivi ynë për këtë takim ishin tre pikët dhe i’a dolëm”.

“Testin e vërtetë do ta kemi në mesjavë ndaj Feronikelit. Kemi punuar gjatë kësaj periudhe pushimi dhe me të vërtetë do të shohim nëse kemi pasur progres apo jo”, deklaroi Ramadani për “Art Sport”.

Prishtina udhëton të mërkurën me 21 tetor për t’u përballur me Feronikelin në udhëtim. i