LAJMI I FUNDIT:

Ramadani fillon stërvitjet te Feronikeli

Ramadani fillon stërvitjet te Feronikeli

Trajneri i njohur shqiptar nga Maqedonia, Zekirija Ramadani e ka filluar edhe punën e tij të re në futbollin kosovar.

Pas shkarkimit nga Trepça ’89, nuk ka vonuar shumë dhe Ramadani gjeti angazhim pasi pranoi ofertën e ish-kampionit të Kosovës.


Ramadani u prezantua para lojtarëve të Feronikelit dhe ka mbajtur seancën e parë stërvitore.

Ai ka kërkuar nga lojtarët e tij të jenë të kujdesshëm ndaj Dritës, të kenë respekt vetëm jashtë fushe pasi në momentin që futën në fushë duhet të luftojnë për fitore.

Debutimi i Ramadanit në stolin e Feronikelit do të jetë të hënën në sfidën mes Niklit dhe Dritës që zhvillohet në Drenas.

Gjatë karrierës së tij, Zekirija Ramadani ka punuar edhe në Superioren e Shqipërisë ku ka drejtuar Flamurtarin e Vlorës. /Telegrafi/