LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Më duhet kohë që të përmirësohem

Ramadani: Më duhet kohë që të përmirësohem
Ramadani te Kombëtarja U-21

Ylber Ramadani debutoi sot me Shqipërinë dhe sipas Panuccit ishte një nga gjërat më pozitive të këtij takimi miqësor.

Vetë futbollisti u shfaq i lumtur me mundësinë që iu dha, por pranoi se i duhet ende punë për t’u shprehur më mirë.


“Po, e vërtetë, pasi Norvegjia dhe Danimarka kanë një futboll të përafërt. Besoj se e prisja këtë lojë të kundërshtarit, por më vjen keq që nuk morëm rezultat”.

“Edhe ne patëm mundësitë tona dhe po të kishim shënuar me Ajetin, do të flisnim ndryshe”.

“Gjithsesi unë, Bare, Qaka dhe Lika, luanim për herë të parë dhe normalisht që na duhet pak kohë për t’u harmonizuar dhe për t’u bërë pjesë e ekipit”.

“Po kjo ishte ndeshja ime e parë me Shqipërinë dhe normalisht që më duhet ende kohë për të arritur të shprehem mirë. Gjithsesi, me kalimin e kohës do të arrijmë të bashkëpunojmë më mirë dhe të shprehemi më mirë”, ka thënë Ramadani. /Supersport/