LAJMI I FUNDIT:

Rama thotë se nuk e vuri ai në siklet Vuçiqin, por tema e Kosovës: Le ta njohë Kosovën e sikleti i hiqet!

Rama thotë se nuk e vuri ai në siklet Vuçiqin, por tema e Kosovës: Le ta njohë Kosovën e sikleti i hiqet!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur në një konferencë për media në Serbi, me gazetarët shqiptarë të cilët ndoqën vizitën e tij.

Duke komentuar deklaratat e tij për Trepçën, Rama tha se nuk kishte për qëllim që ta vinte në siklet homologun e tij serb, por që është tema e Kosovës ajo që vë në siklet kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.


“Është një siklet, për të cilin unë nuk kam një kurë tjetër, përveçse përsëritjes së bindjes time që sa më shpejt ta njohin Kosovën, aq më shpejt do iki dhe sikleti”, tha Rama.

Ai tha se reagimi i serbëve ndaj deklaratave të tij për Kosovën, ishte më i matur sesa në dy vitet e kaluara, Për këtë, ai thotë se ka parë lëvizje pozitive.

“Dy vjet më parë, kur duhet të flisja me gazetarët serbë, ishte njësoj sikur takoja anëtarë partie të kryeministrit, që ishin shumë të revoltuar me mua. Ndërkohë, sot është ndryshe”, tha Rama.

Gazetarët kanë shprehur interesim edhe për takimin e dytë të zhvilluar sot në mes Edi Ramës dhe përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, për të cilin Rama tha se bashkë me Vuçiqin janë dakorduar për disa çështje me interes të shqiptarëve të asaj ane.

“Është problemi i teksteve. Kemi rënë dakord që të shfrytëzojmë tekstet tona, të Shqipërisë, dhe kryeministri ka dhënë dakordësinë. Është folur për një problem tjetër shumë të rëndësishëm që ata kanë lidhur me disa ndërmarrje të vjetra që nuk janë privatizuar dhe që ata i shohin me shumë të drejtë si një potencial për punësim. Kryeministri ka shpjeguar se si do të veprohet, ndërkohë që ka garantuar se për çdo investitor që do investojë në Preshevë do ketë 50 për qind subvencion në momentin e parë nga Qeveria serbe. Është folur po ashtu për disa binjakëzime mes komunave të Luginës e bashkive tona, për të lehtësuar projekte të përbashkëta financimi”, tha Rama.

Ai tha se çështja e bllokimit të interkonjeksionit nga ana e Serbisë, ka qenë temë kryesore e bisedës gjatë këtyre ditëve, duke shtuar se kjo çështje nuk mund të zgjidhet me deklarata patriotizmi, por me dialog të mirëfilltë.

Për bojkotimin e këtij forumi nga ana kosovare, Rama tha se shqiptarët e Kosovës në pozicionin e fitimtarit, nuk duhet të shmangin asnjë mundësi të komunikimit kur është fjala për interesa të vendit.

“Unë thjesht them se duke qenë fitimtarët e luftës dhe duke pasur avantazhin e madh moral të fitimtarit, ne jemi ata të cilët jo vetëm nuk duhet t’i shmangemi asnjë mundësie për të komunikuar, por duhet të krijojmë sa më shumë mundësi për të komunikuar, sepse nuk kemi asgjë për të ulur kokën”, tha Rama. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Hovenier: Kosova urgjentisht të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese

Hovenier: Kosova urgjentisht të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese

Lajme
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë,

Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, "Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?" - Osmani kujton fjalët e fëmijës së pafajshëm që pyet nënën e tij

Lajme
Si e ndryshoi brenda muajit mendimin e vet gjykatësi Kuçi për Sekiraqën?

Si e ndryshoi brenda muajit mendimin e vet gjykatësi Kuçi për Sekiraqën?

Drejtësi
Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim

Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim

Lajme
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Lajme
Kalo në kategori