LAJMI I FUNDIT:

Rama sqaron marrëveshjen me Italinë: Çdo gjë në përputhje me konventat ndërkombëtare

Rama sqaron marrëveshjen me Italinë: Çdo gjë në përputhje me konventat ndërkombëtare

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë detaje të tjera sa i takon marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

Nga Parisi, aty ku ndodhet për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, kreu i qeverisë dha një intervistë për televizionin italian RETE4 dhe hodhi poshtë zërat se në Shqipëri emigrantët që do të vijnë, do të jenë vetëm burra dhe djem.


“Kjo nuk është e vërtetë. Kryeministrja foli për të mitur dhe gra shtatzëna që nuk do të përfshihen në këto udhëtime në qendrën e pritjes në Shqipëri. Këto janë vetëm gratë shtatzëna. Është shumë e rëndësishme sepse edhe në Shqipëri kjo gjë u keqkuptua me njëfarë shqetësimi, që do të ishte i drejtë nëse do të ishte i vërtetë”, tha Rama.

Kryeministri Rama sqaroi se kjo marrëveshje është hartuar nga një grup ekspertësh të të dyja vendeve dhe se respekton konventat ndërkombëtare.

Marrëveshja për emigrantët, Kadare flet për median italiane
Lexo po ashtu Marrëveshja për emigrantët, Kadare flet për median italiane

“Pikërisht sepse edhe ne duam të respektojmë dinjitetin e këtyre njerëzve, ne ishim shumë të kujdesshëm me numrat dhe modalitetet. Dhe më pas ishte një grup ekspertësh italianë dhe shqiptarë që punuan për marrëveshjen nga të gjitha këndvështrimet dhe gjithashtu nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare.Ne e dimë se jemi shumë të vegjël për të qenë zgjidhja, por ne duhet të japim një dorë. Nderojmë veten dhe nderojmë këtë miqësi të thellë me Italinë”, deklaroi Rama.

Marrëveshja e firmosur mes Kryeministrit Rama dhe Kryeministres italiane Giorgia Meloni është kritikuar ashpër qoftë nga opozita në Shqipëri edhe ajo në Itali. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori