LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për emigrantët, Kadare flet për median italiane

Marrëveshja për emigrantët, Kadare flet për median italiane

Në mesin e komenteve pro dhe kundër marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët e parregullt, një reagim ka ardhur edhe nga shkrimtari Ismail Kadare.

Në përgjigje për “La Stampa”, ai thotë se nuk e kupton se ku qëndron problemi pasi dy vendet janë më të bashkuara se kurrë.


“Evropa është një lagje e bukur dhe të gjithë duan të vijnë këtu, kjo është normale. Njerëzit kanë lëvizur gjithmonë, që nga kohërat e lashta. Nuk e kuptoj askënd që nuk është dakord”, thotë Kadare për median italiane.

“Nuk më interesojnë gjërat e vogla, çfarë ndodh mes qeverive, protestat apo pushteti. Siç thashë, Shqipëria dhe Italia janë tashmë të bashkuar, janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, shumë italianë janë shpërngulur në Shqipëri, ka martesa të përziera, kompani të mëdha janë krijuar këtu, fëmijët tanë kanë baballarë italianë. Ku qëndron problemi? Një marrëveshje?”, tha Kadare. /Telegrafi/