LAJMI I FUNDIT:

Rama solidarizohet me Greqinë: E trishtë të shohësh fqinjët tek vuajnë nga zjarret

Rama solidarizohet me Greqinë: E trishtë të shohësh fqinjët tek vuajnë nga zjarret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se është i trishtuar për atë çfarë po ndodh në Greqi me zjarret pyjore të cilat lanë dhjetëra persona të vdekur.

Përmes një postimi në platformën X, Rama ka thënë se ata që janë duke luftuar këto zjarre atje dhe duke i ndihmuar njerëzit meritojnë solidaritetin e të gjithëve.


“Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla, meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, tetëmbëdhjetë njerëz janë gjetur të vdekur të martën në një zonë malore në veri të Greqisë, e cila është përfshirë nga zjarret në katër ditët e fundit, njoftuan autoritetet greke.

Dyshohet se të vdekurit, të cilët u gjetën pranë kufirit grek me Turqinë, ishin emigrantë.

Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Greqisë, Yiannis Artopios, tha se viktimat u gjetën në veri të qytetit Aleksandropolis.

Meqë nuk është raportuar për zhdukjen e ndonjë banori vendas “jemi duke e hetuar mundësinë që ata [emigrantët] të jenë futur jashtëligjshëm në vendin tonë”, tha Artopios.

Kjo zonë përdoret shumë shpesh nga emigrantët për hyrje të jashtëligjshme në Greqi.

Numri i të vdekurve nga zjarret në Greqi këtë javë ka arritur në 20 tani, pasi një emigrant tjetër i dyshuar u gjet i vdekur në këtë zonë të hënën.

Një bari i moshuar u gjet i vdekur, po ashtu, në veri të Athinës të hënën.

Flaka ka vazhduar të përhapet në verilindje të Greqisë, si dhe në ishujt Evia dhe Kithnos dhe në rajonin e Boeotias në veri të Athinës, për shkak të një përzierjeje të rrezikshme të erërave dhe temperaturave të larta deri në 41 gradë Celsius.

“Kjo gjendje është e ngjashme me atë në korrik”, tha Artopios për AFP, duke iu referuar zjarreve në disa pjesë të vendit nga të cilat mbetën të vdekur pesë persona.

Mbi 60 zjarre u ndezën në 24 orët e fundit në Greqi, të cilën janë duke e ndihmuar gjashtë shtete përmes mekanizmit civil për mbrojtje të Bashkimit Evropian.

Rreth 120 zjarrfikës nga Qiproja, Rumania, Republika e Çekisë, Kroacia, Gjermania dhe Serbia do të shkojnë në Greqi për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, njoftoi Departamenti i Zjarrfikësve.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori