LAJMI I FUNDIT:

Rama: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë qëllime për të luftuar sfidat e përbashkëta

Rama: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë qëllime për të luftuar sfidat e përbashkëta

Kryeministri shqiptar, Edi Rama sot ka qëndruar në vizitë në Maqedoninë e Veriut ku është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ku kanë diskutuar për sfidat e përbashkëta të dy shteteve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Rama në konferencën për shtyp tha “Kishim një takim dhe diskutim shumë të dobishëm, në kushtet kur Shqipëria do të mirëpres samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, ku qëllimi jonë është që ky samit të ofrojë disa ndryshime të prekshme. Në këtë pikë kemi dakordësi të për këtë qëllim. Mbështetja e vendeve anëtare të BE-së është i pakrahasueshëm. Kjo është arsyeja që ne shtyjmë në këtë drejtim, për të bashkëpunuar në mënyrë aktive mes njëri tjetrit. Qëllimi jonë është të shtyjmë përpara qëllimet tona, për të realizuar realitetin, që tash mund të mos duket por bëhet befasues në të ardhmen. Unë i kam parasysh sfidat tona, sic është Covidi kur BE na la si peshku pa ujë. Gjithashtu kam parasysh, edhe periudhën pas kur gjetëm mbështetjen e BE-së. Në sfidat e përbashkëta kërkohet qasje dhe fuqi të përbashkëta për të arritur qëllimet për qytetarët. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë një bilans të përbashkët për të rritur vlerat në këtë komunitet të përbashkëta në rajon. E mira është se KE po punon në këtë drejtim dhe do kemi një takim informal në Tiranë, për të diskutuar konkretisht mbi planin tonë të përbashkët. Na duhet mbështetja dhe fuqia e përbashkët për të shkuar bashkë përpara” tha Rama mes tjerash.

“Tema tjetër është tema e Samitit të NATO-s. Ne jemi të ngjizuar me qëndrimin e NATO-s. Jemi tre anëtarë së bashku me Malin e Zi, në një rajon që nuk është i qetë. Jemi së bashku edhe me shtetet që nuk janë anëtar të NATO-s dhe kemi për qëllim që zëri i NATO-s të jetë i pranishmën edhe në shtetet që nuk janë në NATO” shtoi Rama.


Pas takimit mes delegacioneve është paraparë drekë e përbashkët, ndërsa më pas Rama do të udhëtojë drejt Kosovës, për të realizuar takim fillimisht me presidenten, Vjosa Osmani e më pas me kryeparlamentain Glauk Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori