LAJMI I FUNDIT:

Rama përplaset me Alibeajn: Bën sikur je në krye të PD-së

Rama përplaset me Alibeajn: Bën sikur je në krye të PD-së

Debate, akuza dhe kundër akuza ka pasur sot në Kuvendin e Shqipërisë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Deputeti i PD-së e ka akuzuar Ramën për gjuhën që ka përdorur në Kuvend, me qëllim se nuk do të bëjë transparencë për projektin e Portit të Durrësit.


Ndërkohë Rama e quajti Alibeajn “një bisht të non-gratës” dhe se bën sikur është në krye të PD-së.

“Ky [Rama] që po ikën ishte mirë që të dëgjonte diçka. Vetëm një njeri që gdhihet në pikë të mëngjesit dhe ka një hall të madh, vjen në parlament dhe nxjerr këtë gjuhë. Unë e kuptoj që do donte mirë që të flisnim edhe ne këtë gjuhë, t’i shkonim tek foltorja sepse vetëm në këtë mënyrë mund të mbulojë atë se çfarë është duke gatuar. Unë i kërkova një gjë të thjeshtë, nxirr letrat bëj transparencë, për ta kuptuar të gjithë. Duhet t’i tërhiqni vëmendjen parafolësit dhe ka folur një gjuhë jo parlamentare”, ka thënë Alibeaj.

“Dëgjo këtu se nuk ka asnjë më të rëndë dhe më të shpifur sesa t’i ngresh dhe ulësh njerëzit kriminele, hajdutë, pazarxhi. Këto janë shumë më të rënda sesa e vërteta që ju jeni këlysh të rrahur tek dera e SHQUP-it. Ju jeni pa atdhe dhe pa fe. Ju për këto keni lënë prova. Ju jeni të gatshëm të nxirrni nga goja të gjitha të zezat. Po thoni që po na marrin tokën tonë, po na marrin Portin e Durrësit. Je bishti i non gratës. Pavarësisht se non gratën nuk e ke në krye dhe bën vetë sikur je në krye, ti non gratën e ke në kokë. Ti je një bedel”, ka thënë Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori