LAJMI I FUNDIT:

Rama ironizon Vuçiqin: Çfarë do të bëni me Trepçën, do ta transportoni në Beograd?

Rama ironizon Vuçiqin: Çfarë do të bëni me Trepçën, do ta transportoni në Beograd?

Dy kryeministrat, ai i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë shkëmbyer mendimet e tyre rreth çështjeve aktuale që kanë të bëjnë edhe me Kosovën, në forumin për siguri të mbajtur në Beograd.

Dy temat të cilat kanë qenë kyçe në dialogun e shoqëruar edhe me replika, kanë qenë çështja e Trepçës dhe ajo e arrestimit të zyrtarit të Policisë së Kosovës në Serbi, Nehat Thaçi, përcjell Telegrafi.


“Kosova është aty ku ne nuk biem dakord komplet. Pikëpamja ime është që sa më parë që Serbia ta njoh Kosovën, më mirë është për të gjithë. Ka një proces, që është dialogu edhe që është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Edi Rama, gjë për të cilën ka shtuar se përshëndet edhe qëndrimin e Vuçiqit për mbështetjen e këtij procesi.

Në këtë drejtim ai ka shtuar se nuk duhet të harrojmë se kur flasim për dialog, flasim për njerëz.

“Nuk po flasim për historinë, nuk po flasim çfarë pëlqen kryeministri, presidenti apo patriarku”, ka thënë Rama.

Ajo që ka karakterizuar replikat ndërmjet Ramës e Vuçiq ka qenë çështja e Trepçës.

Sa për Trepçën, ka thënë Rama, nuk e kupton se si një ndërmarrje që është në tokën e Kosovës, duhet të jetë çështje që i takon edhe Serbisë.

“Çfarë do të bëni me Trepçën, do ta transportoni në Beograd?”, e ka pyetur Rama, Vuçiqin.

“Është në tokën e Kosovës”, ka shtuar më tej Rama.

“Kur mendojmë për njëri-tjetrin, duhet të mendojmë që t’i bëjmë serbët e lumtur në Kosovë, duhet t’i bëjmë të lumtur shqiptarët në jug të Serbisë. Të dy vendet kanë premtuar për të ecur përpara, për të lënë pas të kaluarën. Unë do të vij prapë këtu, nuk më intereson çfarë thonë njerëzit. Jam një person që mendoj se shqiptarët dhe serbët mund të bëjnë diçka për rajonin. Ne jemi këtu dhe e ardhmja është në dorën tonë”, ka thënë ndër tjerash kryeministri Rama.

E pasi Rama ka përmendur çështjen e Trepçës, Vuçiq ka thënë se ai me këto deklarata po bën politikën ditore.

“Kur vura re prezencën e medieve kosovare e vura re që Edi do të bënte politikën ditore. Ai është një politikan më i mirë se unë, por guxoj të them se di më shumë se Edi për Trepçën”, ka thënë Vuçiq.

Në këtë drejtim, sipas tij, “kur thuhet që duhet të mendohet për serbët dhe shqiptarët, a mund ta gjesh që një serb do të pajtohej me këtë”, duke aluduar në vendimin e fundit të Kuvendit të Kosovës, miratimin e Ligjit për Trepçën.

“Ata as nuk folën me serbët, ata vazhduan procedurat, i shmangen ato”, ka shtuar më tej Vuçiq.

Ndërkaq, rreth arrestimit të Nehat Thaçit, kryeministri Vuçiq ka thënë se nuk i di detajet, duke shtuar se bëhej fjalë për një mandat arresti të vitit 1997.

Sipas tij, edhe pretendimet se pas arrestimit të Thaçit do të duhej të ndërpriteshin negociatat janë tepërta, duke shtuar se Serbia nuk e ka bërë një gjë të tillë, edhe pse autoritetet në Kosovë e kanë bërë arrestimin e Oliver Ivanoviqit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori