LAJMI I FUNDIT:

Rama e nis vizitën në Gjermani me kryetaren e Bashkisë së Berlinit

Rama e nis vizitën në Gjermani me kryetaren e Bashkisë së Berlinit

Vizitën zyrtare në Gjermani ku ndodhet si i ftuar i Kancelarit Olaf Scholz, Kryeministri Rama e nisi me një takim mirëseardhjeje nga kryetarja e Bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey.

Ambient në të cilin u rikthye pas shumë vitesh, që nga koha kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.


Kryeministri Rama: Kam qenë këtu, por shumë kohë më parë, kur kam qenë kryetar bashkie.

Kryebashkiakja Giffey: Unë them që kur ke qenë njëherë kryetar bashkie, mbetesh i tillë pasi të mbetet ndjenja e përgjegjësisë për qytetarët.

Rama në Berlin për hapjen e negociatave me BE-në
Lexo po ashtu Rama në Berlin për hapjen e negociatave me BE-në

Për disa minuta Rama pa nga afër godinën 100-vjeçare, planimetrinë e së cilës ia shpjegoi përmes një maketi kryebashkiakja Giffey.

Pas shënimit në librin e përshtypjeve, Rama e Giffey shkëmbyen dhurata mes tyre, ku Kryeministri mori simbolin e Bashkisë së Berlinit.

Ndërsa për kryebashkiaken Giffey ishte kujdesur t’i dhuronte një palë opinga tradicionale shqiptare të bëra me dorë.

Dhe pas daljes nga bashkia, Rama u befasua nga një qytetar, i cili e ndaloi duke i kërkuar një autograf në tre prej broshurave të librit të kryeministrit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori