LAJMI I FUNDIT:

Rama e nis ditën me fotografi nga vizita në familjen e ish-presidentit Thaçi, shprehet i emocionuar

Rama e nis ditën me fotografi nga vizita në familjen e ish-presidentit Thaçi, shprehet i emocionuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke qëndruar në Kosovë, për shkak të mbledhjes së dy qeverive që do të mbahet sot.

Rama ka arritur dje në Prishtinë, ku pastaj ka shkuar për vizitë tek familja e ish- presidentit Hashim Thaçi, në Burojë të Skenderajt.


Luizi shpreson që ka fituar 10 mijë ndjekës deri tani, por ai ka arritur mbi gjysmë milion të tillë në Instagram dhe afro katër miliardë shikime në TikTok
Lexo po ashtu Luizi shpreson që ka fituar 10 mijë ndjekës deri tani, por ai ka arritur mbi gjysmë milion të tillë në Instagram dhe afro katër miliardë shikime në TikTok

Teksa u takua me familjarët e ish-presidentit të Kosovës, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, u shpreh i lumtur që e vizitoi Hashim Thaçin në Hagë, madje e konsideroi atë si vëlla.

“Hashimi ishte shumë mirë, si me shëndet, por edhe me humor. Lexonte shumë, por edhe stërvitej. Te formulari para se të futesha, shkrova: Do ta takojë se më ka marrë malli. E kam si vëlla Hashimin”, u shpreh Rama.

E sot, kryeministri Rama ka shpërndarë disa fotografi nga ky takim, ku ka shkruar “Mirëmengjes dhe me emocionet e vizitës në familjen e Presidentit Thaçi, ju uroj një javë të mbarë”. /Telegrafi/