LAJMI I FUNDIT:

“Rajoni i Prespës të shpallet zonë nën mbrojtjen e UNESCO-s”

“Rajoni i Prespës të shpallet zonë nën mbrojtjen e UNESCO-s”

Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski gjatë vizitës së sotme në kishën “Shën Gjergji” e cila ndodhet mbi fshatin Kurbinovë të Resnjës në një zonë të mrekullueshme të natyrës, thekson se dëshiron dhe se ka ide që i gjithë rajoni i Prespës të shpallet si zonë kulturore dhe natyrore nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Ide e jona afatgjate, theksoi Allogjozovski, për të gjithë rajonin e Prespës është pikërisht rajoni i Prespës të shpallet si zonë kulturore dhe natyrore nën mbrojtjen e UNESCO-s, siç është rajoni i Ohrit.


“Jemi të gatshëm për ta përforcuar segmentin e turizmit kulturor dhe në afat të gjatë t’i përforcojmë institucionet dhe qytetin me turoperatorë turistikë. Në këtë moment prioritet është konservimi i objekteve, por shumë shpejtë do të bëjmë promovim më të madh të trashëgimisë kulturore në Prespë”, theksoi Allagjozovski./Telegrafi/