LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci fiton derbin ndaj Golden Eagle Yllit

Rahoveci fiton derbin ndaj Golden Eagle Yllit
(Foto: basketbolli.com/Shqipron Berisha)

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Ylli si mysafir me shifrat 67-72 (17:21, 18:14, 17:14, 15:23), në kuadër të javës së 21-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi ka qenë interesant dhe i baraspeshuar, derisa është vendosur në momentet e fundit të ndeshjes.

Çereku i parë ishte i barabartë, me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat, derisa kjo pjesë përfundon 17:21. Vendasit kundërpërgjigjen në periudhën e dytë, 18:14, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat 35-35.

Lojë e niveluar ishte edhe në periodën e tretë, që përfundoi 17:14, kurse fituesi është vendosur në 10 minutat e fundit. Në çerekun e e fundit, Vreshtarët kishin epërsi deri në gjashtë pikë, por vendasit ngushtojnë shifrat në 67:68, 51 sekonda nga fundi. Në momentet vendimtare, Rahoveci ishte më i përqendruar dhe triumfoi 67-72.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 19 pikë, Valon Bunjaku me 18 dhe Demetris Morant me 12 pikë e 16 kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Isaiah Traylor me 16 pikë, Arian Qallaku me 14 pikë e 6 kërcime, Alban Veseli me 13 pikë e 6 kërcime dhe Altin Morina me 11 pikë e 9 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka 13 fitore dhe shtatë humbje, kurse Rahoveci 13 fitore dhe tetë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori