LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci i falet portierit Shehu, mposht Ballkanin dhe bën hap të madh drejt mbijetesës (Foto/Video)

Rahoveci i falet portierit Shehu, mposht Ballkanin dhe bën hap të madh drejt mbijetesës (Foto/Video)

Lufta për mbijetesë në Ligën e Parë është shndërruar në një aspektet interesante të futbollit kosovar këtë edicion, ku Rahoveci ka mposhtur në derbin për mbijetesë dhe derbin regjional skuadrën e Ballkanit me rezultat minimal 1-0 në një ndeshje plot spektakël.

Ashtu si rrallë herë në Ligën e Parë, rreth dy mijë shikues u mblodhën në një nga derbit më interesantë të shndërruar së fundmi mes dy qyteteve, Rahovecit dhe Suharekës.

Në spektaklin e tifozëve Ultras Vreshtarët të cilët krijuan atmosferë impozante me fishekzjarre dhe koreografi duke mos u ndalur për 90 minuta, ishte skuadra e Rahovecit që dominoi por që nuk gjeti golin në pjesën e parë.


Në pjesën e dytë u zhvillua lojë shumë dinamike nga dyja skuadrat, ku Rahoveci insistoi më shumë falë inkuadrimit të talentëve të rinj Egzon Shtavica dhe Visar Sokoli, të cilët bënë punë të mirë në sulm, prej të cilës në situatë shënimi u gjend Astrit Berisha i cili shënoi gol për 1-0 në minutën e 67-të.

10 minuta pas golit ishte sërish Berisha ai që u gjend përballë portierit të Ballkanit pas një super pasimi të Shtavicës, por në portën e zbrazët e huqi golashënuesi më i mirë i Rahovecit.

Deri në fund të takimit Ballkani bëri përpjekje ku në minutën e fundit një goditje të fuqishme në mënyrë sensacionale dhe të pabesueshme ndali poriteri vendas, Besnik Shehu, duke shpëtuar tri pikët dhe duke ngritur tifozët në këmbë në gëzim, shkruan Telegrafi.

Për Rahovecin kjo fitore ishte esenciale pasi tash gjendet në vendin e 11-të dhe del nga zona e barazhit duke tejkaluar në tabelë edhe Ballkanin, vetëm një muaj e gjysmë pasi legjenda Fadil Vuçitërna mori në drejtim klubin i cili atë kohë ishte në fund të tabelës.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona në panik: Çfarë ndodhi gjatë takimit për kontratën e re të Lamine Yamal

Barcelona në panik: Çfarë ndodhi gjatë takimit për kontratën e re të Lamine Yamal

La Liga
Një lojtar që vlente 80 milionë euro tre vjet më parë po largohet nga Barcelona për një shumë të vogël parash

Një lojtar që vlente 80 milionë euro tre vjet më parë po largohet nga Barcelona për një shumë të vogël parash

La Liga
Nga Prishtina në majat e futbollit italian, Amir Rrahmani udhëheq Napolin drejt lavdisë

Nga Prishtina në majat e futbollit italian, Amir Rrahmani udhëheq Napolin drejt lavdisë

Serie A
Zbulohet se sa para ka fituar Luka Modric duke luajtur për Real Madridin

Zbulohet se sa para ka fituar Luka Modric duke luajtur për Real Madridin

La Liga
Turki Alalshikh po e blenë klubin anglez - fillojnë negociatat

Turki Alalshikh po e blenë klubin anglez - fillojnë negociatat

Premier League
Trofeu i Liverpoolit gati, tifozët mbetën të hutuar kur panë emrin e gdhendur në kupë

Trofeu i Liverpoolit gati, tifozët mbetën të hutuar kur panë emrin e gdhendur në kupë

Premier League
Kalo në kategori