Përkundër faktit se nuk ka përmasat e sporteve tjera, sporti i ragbit po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Kosovë dhe në vendet e rajonit.
Të dielën, më 26 mars u zhvillua ndeshja e tretë e ragbit për Kupën “Skëndërbeu” në mes të kombëtares së Shqipërisë dhe të Kosovës.
Të dielën u përballën për të tretën herë me njëra tjetrën kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, dhe Kupën “Skënderbeu” e fitoi ekipi mysafirë.
Ndeshja përfundoi me rezultat 7-5 për ekipin kosovar, por ishte ekipi shqiptar ai i cili kishte fituar dy ndeshjet e mëparshme.
Edhe pse sport relativisht I ri në Kosovë dhe Shqipëri, ragbi ka arritur të mbledh të rinj sportëdashës nga Prishtina, Peja dhe Istogu për të formuar një kombëtare në këtë sport.
I themeluar në Kosovë në mars të vitit 2013 nga kapiteni i kombëtares kosovare të ragbit, Denis Dautaj dhe dy shtetas të huaj të cilët në atë kohë punonin në Kosovë, rregullat e lojës ragbistët kosovarë i mësuan shumë shpejtë dhe që nga atëherë qëllimi I tyre ka qenë që rreth vetës të mbledhin sa më shumë ragbist.
Dautaj, që njëherazi është edhe themeluesi “I Kosovo Roosters Rugby Club”, tregoi për vështirësitë të cilat po i hasin ragbistët Kosovar.
“ Ragbi mund të jetë një sport jo mjaft popullor në Kosovë , por mund të them se jam i kënaqur me arritjet e deritanishme, pasi që kemi themeluar tri ekipe të ragbit në tërë Kosovën dhe presim që të rritet numri I tyre”, ka thënë ai për telegrafin, duke shtuar se infrastruktura sportive dhe financimi mbeten sfidë kryesore e këtij sporti.
Kombëtarja kosovare deri me tani ka zhvilluar shumë ndeshje miqësore të karakterit ndërkombëtar me ekipe nga Belgjika, Greqia, Mali i Zi dhe Shqipëria, ndërsa të shtunën e ardhshme kombëtarja kosovare pritet të zhvillojë ndeshje me ekipin e Balkan Barbarians të Bullgarisë e më vonë edhe më një ekip nga Hungaria.
Edhe përkundër faktit se ekipet e Kosovës dhe Shqipërisë janë themeluar në të njëjtin vit, fqinjët shprehen më të kënaqur me arritjet e tyre të deritanishme në zhvillimin e këtij sporti, pasi që atyre tashmë u është ndërtuar fusha sportive e kërkuar.
Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Ditmar Halla tregon se ky sport në Shqipëri ka filluar të marr përmasa gjithnjë më të mëdha, duke theksuar më tej se financimi I klubit mbetet ende një sfidë me të cilën duhet përballur.
“Në Tiranë kemi katër vite që zhvillojmë këtë sport dhe kemi pretendime që të zhvillojmë atë edhe në qytete tjera të Shqipërisë”, është shprehur ai duke theksuar se deri me tani kombëtarja shqiptare e ragbit numëron dyzet ragbist.
Halla është shprehur mjaft i kënaqur me zhvillimin e lojës së sotme, dhe sipas tij rezultati është thjeshtë një numër, pasi që ajo që ka rëndësi sipas tij është kënaqësia e të qenit pjesë e lojës dhe siç thekson ai pavarësisht rezultatit, në ragbi të dyja ekipet festoj në çdo herë së bashku fitoren.
Nikoqiri I kësaj ndeshje, kapiteni i ekipit Peja Eagles Rugby Club, Dardan Gashi është shprehur falënderues ndaj Komunës së Pejës për financimin e ndeshjes së sotme .
“ Klubin po e mban në këmbë vullneti I madh i sportistëve të cilët janë kryesisht student”, ka thënë ai, duke shtuar më tej se klubi është në kërkim të donatorëve të mundshëm. Gashi më tej ka inkurajuar të rinjtë e Kosovës që ti bashkohen këtij sporti që sipas tij është mjaft atraktiv.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje edhe të rinjve të qyteteve të cilat ende nuk kanë një ekip të ragbit që të formojnë një të tillë dhe t’i bashkohen kombëtares në ndeshjet e radhës.
“Ragbi nuk është sport ekskluzivisht I themeluar vetëm për meshkujt, mendoj se do të ishte mirë që të themelohej një ekip ragbi edhe nga femrat të cilat pëlqejnë këtë sport”, ka thënë ai duke theksuar se kanë bërë disa përpjekje në këtë drejtim
Një sfidë e vërtet sipas tij mbetet financimi,i cili siç thotë ai edhe përkundër faktit se nuk kërkon buxhet të madh si të sporteve tjera, ka shpenzime të vazhdueshme dhe se të gjitha ato deri me tani mbulohen nga vet sportistët.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin
Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash
Interi fiton derbin ndaj Milanit dhe shpallet matematikisht kampion i Serie A
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj