LAJMI I FUNDIT:

Rabiot nuk e dëshiron rikthimin te Juventusi pas vetëizolimit

Rabiot nuk e dëshiron rikthimin te Juventusi pas vetëizolimit

Tashmë lojtarët e të gjitha klubeve nga Serie A kanë filluar të rikthehet dhe t’i fillojnë stërvitjet individuale.

Qeveria e Italisë ka lejuar që të zhvillohen të gjitha stërvitjet individuale, derisa lojtarët po testohen për herë të dytë për coronavirusi.


Por, Adrian Rabiot nuk e ka ndërmend të bëjë një gjë të tillë dhe sipas La Gazzetta dello Sport, ai nuk e dëshiron rikthimin te Juventusi.

Mesfushori francez është thirrur që të rikthehet në Torino, pasi planifikohet rikthimi i Serie A-s shumë shpejtë.

Por, ai ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë, pasi është i frikësuar me situatën aktuale me coronavirus.

Rabiot lidhet me një largim nga Zonja e Vjetër në këtë verë dhe në rast se refuzon, ai mund të dënohet dhe më pas të shitet te ndonjë skuadër. /Telegrafi/