LAJMI I FUNDIT:

“Qyteza e zhdukur” nga zjarret në Kaliforni – nga pamjet, duket se ka ndodhur apokalipsi (Video)

“Qyteza e zhdukur” nga zjarret në Kaliforni – nga pamjet, duket se ka ndodhur apokalipsi (Video)

Zjarret masive që përfshinë Kaliforninë në SHBA, shkaktuan vdekjen e 76 personave, ndërsa dëmet janë kolosale.

Numri i viktimave sa vjen e rritet, po ashtu edhe ai të zhdukurve. Deri tani raportohet për 1200 persona fati i të cilëve nuk dihet.


Kalifornia u vizitua edhe nga presidenti Donald Trump i cili u shpreh i tronditur nga “shfarosja” e gjithçkaje prej flakëve gjigante të ditëve të fundit.

Sipas mediave amerikane, një qytezë, Paradise, (Qyteti i Parajsës) është drejt zhdukjes.

Me 23 mijë banorë dhe i ndodhur 280 kilometra në veri të San Franciskos, përcjell Shqiptarja, kjo qytezë ka pësuar dëme të mëdha në historinë e zjarreve në SHBA.

Siç duket edhe nga pamjet, aty duket sikur ka ndodhur apokalipsi. Flakët nuk kanë lënë asgjë mbi tokë.

Ndërkohë, në gjithë zonën e prekur nga zjarret, nga ora në orë mbi 50 mijë persona presin urdhrin e evakuimit, pasi flakët po përhapen me shpejtësi duke marrë gjithçka që iu del përpara.

Autoritetet parashikojnë se shuarja e flakëve do marrë të paktën 10 ditë, ndoshta deri në fundin e muajit nëntor.