LAJMI I FUNDIT:

Qyteti më i mirë në botë për të punuar nga shtëpia është Melbourne, publikohet lista e dhjetëshes – sa kushton të jetosh në San Francisco?

Qyteti më i mirë në botë për të punuar nga shtëpia është Melbourne, publikohet lista e dhjetëshes – sa kushton të jetosh në San Francisco?

Qyteti më i mirë në botë për punë nga distanca është Melbourne, sipas rang listës së platformës për patundshmëri Nestpik.

Melbourne ka fituar më së shumti pikë në disa kategori që janë të rëndësishme për kushte të jetës siç është siguria, kujdesi shëndetësor si dhe infrastruktura për punë nga distanca, transmeton Telegrafi.


Metropoli australian gjithashtu është një prej 10 qyteteve në rang listën e Nestpik që ofron “vizën digjitale nomade” – dokument specifik që i mundëson të vetëpunësuarëve dhe punonjësve të huaj që nga shtëpia të punojnë në këtë vend.

Në vendin e dytë në rang listë gjendet edhe Dubai, i treti Sydney, të pasuara nga Talini, Londra, Tokio, Singapori, Glazgovi e dhjetëshen e rrumbullakojnë edhe Montreali e Berlini.

Studimi i Nstpik ka përfshirë 75 qytete të botës, platforma e të cilës ka bërë përzgjedhjen bazuar në hulumtime të ndryshme në të cilat ato shpesh janë cilësuar si destinacione “për jetën më të mirë”.

Qytetet janë vlerësuar në tri kategori – shpenzimet dhe infrastruktura, ligji për vetëqeverisje dhe liria dhe kushtet e jetës.

Qiraja në Melbourne për një apartament me një dhomë gjumi kap shumën e 681 eurove në muaj. San Francisco në këtë aspekt është më i shtrenjti me 1.736 euro, derisa Rio de Janeiro më i liri me një mesatare prej 119 euro qira mujore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori