“Ai është një mrekulli e vogël”, gruaja i nënshtrohet operacionit në mitër për të shpëtuar foshnjën me zorrët jashtë trupit

Mjekët kanë kryer një ndërhyrje të jashtëzakonshme kirurgjikale te një foshnje ende e palindur, duke korrigjuar me sukses një defekt të lindur derisa ai ishte në mitër.
Nëna e tij, Maisie Savage nga Londra, iu nënshtrua operacionit në SHBA kur ishte 26 javëshe shtatzënë. Theo, tashmë pesë muajsh dhe në gjendje të mirë shëndetësore, kishte gastroskizë, një defekt ku zorrët zhvillohen jashtë barkut.
Mjekët ekspozuan pjesërisht mitrën e nënës dhe, përmes kirurgjisë me vrima të vogla, i kthyen organet e foshnjës brenda barkut. Theo ishte foshnja e tretë në botë që përfitoi nga kjo ndërhyrje, pjesë e një studimi klinik të parë të këtij lloji.
Gastroskiza prek një në 3,000 foshnja në Britani çdo vit. Në rastet më komplekse, trajtimi mund të kërkojë deri në gjashtë muaj kujdes intensiv neonatal, operacione të shumta, ushqyerje intravenoze deri në dy vjet dhe, në disa raste, transplant të zorrëve. Edhe me kujdesin më të avancuar mjekësor, një në 10 foshnja humb jetën.
Maisie, 29 vjeç, dhe babai i Theos, Josh French, 36 vjeç, të dy mësues, thanë se janë jashtëzakonisht të lehtësuar nga suksesi i ndërhyrjes novatore.
“Ai është një mrekulli e vogël, apo jo?”, tha Maisie për BBC News. /KP/







































