LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët vazhdojnë traditën e vizitave te varrezat e të afërmve për Kurban Bajram

Qytetarët vazhdojnë traditën e vizitave te varrezat e të afërmve për Kurban Bajram

Sikurse herëve tjera, edhe këtë vit qytetarë të besimit islam kanë vizituar varrezat e të afërmeve të tyre me rastin e festës së Kurban-Bajramit.

Vizitat e varrezave është traditë sipas fesë islame, e cila shërben për qytetarët që t’i kujtojnë me të dashurit e tyre që kanë vdekur, për t’u lutur për ta, por edhe për ta kujtuar vdekjen dhe ahiretin.


Këtë traditë e ndjek edhe Zeqir Berisha, nga Prishtina, i cili çdo vit viziton varrin e babait të tij.

“E vizitova varrin e babës, ka 20 vjet që ka vdekur. Zakonisht për festa gjithmonë si obligim e ndjejmë ta vizitoj. Kjo është një traditë e jona”, tha Berisha.

Mirëpo, gjendja e varrezave nuk ishte në nivelin e duhur, meqë pastrimi nga bari, largimi i bërllokut nuk ishte bërë ashtu siç duhet.

Brenda hapësirës së varrezave shiheshin grumbuj me bari e bërllok, derisa nuk shihej asnjë punëtor i komunës që i mirëmban ato në këtë ditë kur shumë qytetarë shkojnë për t’i vizituar varret e me të dashurve të tyre.

Megjithatë, aty kishte punëtorë privatë, të cilët paguheshin nga qytetarët për t’i pastruar varrezat nga bari e shumtë.  Por, Berisha vlerëson se në përgjithësi mirë po mirëmbahet hapësira brenda varrezave.

“Po, po e shoh që barin bukur mirë po e kositin, rrugët janë të mira, mirë në përgjithësi mirë”, tha ai.

Ndërsa, qytetarë tjerë të cilët nuk pranuan të flasin para kamerës, kishin ankesa për mos pastrimin e duhur të hapësirës në varreza, por edhe për, siç thoshin ata, uzurpimin e hapësirave brenda varrezave. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori