Shoferët në Poloni kanë bllokuar pompat e derivateve në shenjë proteste, për shkak të ngritjes së çmimeve të derivateve.

Pompat u bllokuan pasi shoferët e dhjetëra veturave dhe motoçikletave derdhën sasi të vogla të derivateve, e më pas duke pritur në radhë për të paguar është shkaktuar një tollovi e madhe, transmeton Telegrafi.

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografitë e bllokadave të organizuara, nëpër pompa të ndryshme të derivateve në tërë territorin e Polonisë.

Ditëve të fundit në Poloni është regjistruar rritje e enorme e çmimeve të derivateve. Në maj të këtij viti, derivateve u rritën për 35.4 për qind.

Aktualisht çmimi mesatar për një litër benzinë prej 95 oktan është  rreth 1.86 euro. /Telegrafi/