LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Istogut tregojnë tmerrin e përjetuar nga erërat e fuqishme, Komuna pret ndihmë nga Qeveria

Qytetarët e Istogut tregojnë tmerrin e përjetuar nga erërat e fuqishme, Komuna pret ndihmë nga Qeveria

Erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të mëdha në rajonin e Dukagjinit. Istogu ishte komuna më e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Në këtë komunë, pos që nuk është mbajt sot mësim, gjithashtu as nesër nuk do të mbahet. Teksa, qeverisja lokale po kërkon ndihmë nga ajo qendrorja për dëmet e shkaktuara.

Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar në Istog si pasojë e erërave të fuqishme, që ishin prezentë për dy ditë në këtë komunë.


Erërat dëmtuan shkollën fillore “Zymer Zeka” ne fshatin Kaliqan të Istogut, të cilës i është hequr kulmi ne tërësi.

“Erërat kanë filluar ditën e djeshme nga ora 10 e mëngjesit dhe kanë vazhduar deri në orën 4 të mëngjesit. Më të fuqishme kanë qenë nga ora 11:00-12:00 i natës”, deklaroi Besim Kaliqani.

Dëme janë shkaktuar edhe në shkollën fillore ‘Hysni Zajmi në fshatin Vrellë.

“Nuk mbahet mend të ketë fryrë kësaj ane më shume se natën e sotme, kështu që siç po e shihni edhe vetë dëmet janë katastrofale, më se gjysma e kulmit të pullazit të shkollës është e tërhequr, llamarina përgjithësisht e kulmit është e dëmtuar”, deklaroi Sadik Bicaj.

Qytetari Ismet Hoxha përmend dëmet që u shkaktuan në shtëpinë e tij.

“Ka qenë erë shumë e madhe. Ka filluar nga ora 10:00 në mëngjes e ka vazhduar deri në ora 4:00 në mëngjes kemi qëndruar zgjuar. Jemi trishtuar edhe ne edhe fëmijët. Dëmet janë të mëdha. Gjysma e qeramidheve më janë thyer. Po ashtu edhe kulmi më është dëmtuar shumë. Ma ka thye edhe oxhakun. Shtëpia është dridhur nga era e madhe”, deklaroi qytetari Ismet Hoxha.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka formuar komisionin për mbrojtje dhe shpëtim, të cilët sipas tij kanë filluar menjëherë punën në terren.

Nga kjo gjendje shkollat u mbyllën dhe që nuk do të funksionojnë as të premten.

“Unë mendoj që shkolla nuk do të funksionoj edhe nesër nuk ka kushte për mbajtjen e mësimit… KEDS e dha premtimin sot që brenda ditës me sukses ka mjaft ekipe të angazhuara në terren dhe presim që brenda ditës një pjesë e mirë, sidomos në zona urbane të jetë e furnizuar me energji elektrike”, deklaroi Haki Rugova.

Ndërsa drejtori i Urbanizimi në këtë komunë, Besar Dreshaj, tha nuk dihet vlera e dëmeve materiale. Sipas tij, komuna nuk ka buxhet t’i mbulojë ato, duhet ndihmë nga Qeveria.

“Ne do të dalim me një raport përfundimtar se sa është dëmi. Besoj se do të kemi mbështetje edhe nga institucionet qendrore. Isha prezentë kur Kryetarin e kontaktoi edhe zëvendësministri Hoti dhe nesër besoj se edhe ata do të dalin në terren për të parë atë që ka ndodhur”, deklaroi Besar Dreshaj.

E kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar që qytetarët të kenë kujdes këto ditë.  Sipas Kurtit, Qeveria është udhëzuar të ketë vëmendjen e nevojshme ndaj kësaj situate, për të vlerësuar sfidat dhe për të marrë masat e duhura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori