Qumështorja Vita edhe këtë vit vazhdon me traditën e dhuratave për fëmijë, me rastin e festave të fundvitit. Duke pasur parasysh gëzimin që sjellin të posalindurit për çdo prind, këtë herë dhuratat janë shpërndarë në spitalet rajonale të të gjitha qendrave kryesore të Kosovës.

Përveq tyre, Vita ka synuar që këto dhuara ti ofrojnë edhe për të gjithë fëmijët tjerë që këto ditë nuk e kanë mundësinë të jenë me më të dashurit e tyre, duke i vizituar ata në të gjitha repartet tjera të spitaleve ku kishte fëmijë.

Dëshira e qumështorës Vita ka qenë që ti japin një çast gëzimi secilit fëmijë që takojmë, thotë Argjira Lluka, zyrtare për marketing dhe mardhënie me publikun për këtë brend. Këto vizita tanimë po bëhen tradicionale për Qumështoren Vita.

Një punë të madhe në këtë iniciativë kanë bërë edhe spitalet rajonale të cilat janë partnerë të rëndësishëm në realizimin me sukses të këtij projekti dhe me këtë rast duam të falenderojmë stafin e tyre për kontributin që kanë dhënë që e gjithë kjo punë të bëhet e mundur.

Përveç spitaleve janë vizituar edhe qendra të tjera që kanë si mision kujdesin ndaj fëmijëve si: Down Syndrome Kosova, Shoqata e Autizmit dhe SOS Kinderfshatrat. Qumështorja Vita si një brend i ofrimit të produkteve të qumështit për çdo familje kosovare dëshmon rolin e vet në shoqëri edhe si një kompani me përgjegjësi sociale.

Gjatë gjithë vitit ndërmerren aktivitete të ndryshme të kësaj natyre por aktivitetet e fundvitit zënë një vend të veçantë sepse në këtë kohë ne arrijmë të gëzojme fëmijēt, që janë lumturi e çdo shoqërie.