LAJMI I FUNDIT:

Qorrolli: Në krye të qeverisë mund të vijë një teknokrat, si në rastin e Jahjagës kur u bë presidente

Qorrolli: Në krye të qeverisë mund të vijë një teknokrat, si në rastin e Jahjagës kur u bë presidente

Juristi Vigan Qorrolli ka thënë se opsion edhe pse jo i pëlqyer mund të jetë emërimi i një teknokrati në krye të Qeverisë për të evituar zgjedhjet e reja.

Qorrolli, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se pas dorëheqjes së Haradinajt ekzistojnë dy mundësi: zgjedhje të reja apo qeveri tjetër nga PAN.

“Koalicioni fitues i zgjedhjeve të fundit parlamentare ka të drejtë të propozojë një mandatar të ri dhe për këtë tre bartësit e koalicioni do të prezantojnë shumicën pasi kuvendi ende është funksional”.

Ai ka thënë se Presidenti nuk i ka në dorë zgjedhjet e reja pasi vetëm Kuvendi e ka këtë mundësi duke shpërndarë veten.

Qorrolli ka thënë se Qeveria tashmë është kujdestare dhe nuk mund të nxjerrë vendime të rëndësishme.

“Qeveritë kujdestare do ta mbajnë funksionin kryesisht të karakterit ceremonial deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se vendimet që mund të nxjerrë Qeveria nesër (premte) në të ardhmen mund të jenë potencialisht subjekt ankimimi nga palët e autorizuara për Gjykat Kushtetuese.

Qorrolli ka thënë se Kushtetuta e Kosovës, dorëheqjen e kryeministrit e konsideron si rënie të qeverisë dhe sipas tij në këtë rast Haradinaj nuk ka kuptim të kthehet në qeveri e të vazhdojë punën.

Juristi ka thënë se dorëheqja e Haradinajt mund të ketë lidhje me Gjykatën Speciale në një masë deri 25%, ndërsa sipas tij arsye tjera janë raportet me partnerët e koalicionit dhe raportet me partnerët ndërkombëtarë e sidomos me SHBA.

“E dini se aleati jonë SHBA ka kërkuar vazhdimisht largimin e taksës pasi sipas tyre po bllokohet dialogu me Serbinë”.

Qorroli ka thënë se hipotetikisht 2/3 e deputetëve të Kuvendit mund të mblidhen dhe të gjejnë një konsensus për një kandidatë konsensual jashtëparlamentarë.

“Mund të gjejnë një teknokratë shtetërorë jashtë partive politike siç ka ndodhur edhe me zonjën Jahjaga që publiku nuk e ka njohur”, ka thënë Qorrolli i cili shton se sipas mendimit të tij duhet një legjitimim i ri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori