Përbërësit për 4 persona:
* 800 gr mish i grirë
*1 lugë kafeje rigon
* 1 kub supë e gatshme viçi
* 1 thelb hudhër
* 1 kokë qepë
* 1 lugë mustardë
* 1 lugë gjalpë
* 3 patate të ziera
* ½ luge piper i kuq
* 4 lugë uthull
* 150 gr djathë
* 1 vezë
* vaj, kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Patatet e ziera dhe të qëruara i presim në rrathë dhe i vëmë në enë të thellë.
Në tenxhere me ujë në zjarr e ziejmë supën e gatshme. Tenxheren me supën e zier e heqim nga zjarri dhe në të e shtojmë mustardën dhe uthullën. Hedhim kripë dhe piper të zi dhe përziejmë me tel kuzhine.
Këtë salcë e hedhim sipër patateve të ziera.
E grijmë qepën dhe hudhrën dhe i skuqim në tiganin me gjalpin e shkrirë.
Në enë të thellë e vëmë mishin e grirë. Hedhim mbi të kripë, rigonin dhe piperin e kuq. Qepën dhe hudhrën e skuqur i shtojmë në enën me mishin e grirë. E thyejmë vezën në enë dhe përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa.
Djathin e presim në 8 kube. Nga mishi i grirë bëjmë 8 qofte. Në mes të çdo qofteje vëmë nga një kub djathë. Në tiganin në zjarr hedhim gjalpë dhe vaj dhe i skuqim qoftet.
Në pjatën për servirje i vëmë gjethet e rikulës. Sipër vëmë feta domateje. Domatet e thara në yndyrë i presim në copë dhe i vëmë në pjatë. Pastaj, në pjatë i rendisim rrathët e patates së zier.
Në fund, në pjatë i vëmë qoftet. Me garuzhdë, sipër qofteve hedhim nga marinada në të cilën qëndronin patatet.
Këshillë: Më së miri është që piperin e zi ta përdorni në kokrra, ose të grihet në fund të gatimit, sepse shpejt e humb shijen. E përmirëson shijen e gatimeve me mish, me fruta deti dhe me vezë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të bëni brumin për picë shpejt dhe thjesht: Vetëm disa përbërës na japin një vakt shumë të shijshëm
Brokoli me djathë e vezë përgatitet për 10 minuta: Do ta adhuroni këtë racion!
Lakror misri me hithra
Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës
Lavash në mënyrën turke: Simitet e njohura sipas recetës së sulltaneshës Mihrimah
Doni picë të mrekullueshme? Kjo është receta origjinale italiane!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi