Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se të gjitha sallat e operacionit janë funksionale dhe po punojnë me kapacitet të plotë.
“QKUK, është furnizuar me 15 mijë copë fentanyl, i cili është i mjaftueshëm për muajt në vijim. Amp. Fentanyl përdoren për të gjitha sallat e klinikave të QKUK-së, ndërkohë që tash më ka kontratën valide për furnizim e cila i është përcjellë edhe Spitaleve të Përgjithshme.
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore pasi ka lidhur dhjetëra kontrata, ka filluar të furnizimin serioz, ku vetëm ditën e djeshme Barnatorja Qendrore e QKUK-së, është furnizuar me sasi të konsiderueshme të barnave, ndër të cilat edhe me anestetik tjerë si; amp. Neostigmin, amp. Atracurium, ampula Morfinë, amp.Lidocaine si dhe barna të tjera.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Anesteziologjisë me Reanimacion, dr. Nehat Baftiu, deklaron se të gjitha sallat operative në QKUK kanë punuar me kapacitet të plotë, ku të gjitha rastet e planifikuara selektive dhe urgjencat janë kryer me sukses”, thuhet në njoftim.
Po ashtu më tej në njoftim thuhet se edhe UD. Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale dr. Saudin Maliqi ka thënë se Klinika e Kirurgjisë Torakale ka punuar me kapacitet të plotë duke realizuar në tërësi programin operator.
Furnizimi i fundit që është bërë me barna dhe material shpenzues në Barnatoren Qendrore, siguron që në muajt në vijim të mos ketë asnjë ndryshim të programit të operimeve i cili do të zbatohet me përpikëri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251