LAJMI I FUNDIT:

QKUK: 158 foshnje të lindura për një javë

QKUK: 158 foshnje të lindura për një javë

Edhe pse në shumicën e institucioneve shëndetësore në vend është reduktuar puna me rastet jo emergjente për shkak të Pandemisë së Covid-19, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike vazhdon të ketë numër të madh të lindjeve.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të QKUK-së.


Bazuar në raportin e fundit nga kjo klinikë, vetëm për një javë ka pasur 155 lindje të foshnjave, nga nënat që kanë ardhur nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 79 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 79 femra, 3 lindje kanë qenë me binjak. /Telegrafi/