LAJMI I FUNDIT:

QKK-ja thotë se në Berlinale e prezantoi Kosovën si vend bashkëprodhimi dhe xhirimi

QKK-ja thotë se në Berlinale e prezantoi Kosovën si vend bashkëprodhimi dhe xhirimi

Në kuadër të programit EFM Landmark të Tregut Evropian të Filmit (European Film Market) në Berlinale, QKK-ja prezantoi profilin e Kosovës para producentëve, filmbërësve dhe komisioneve të filmit evropian dhe botëror.

Sipas njoftimit dërguar mediave, ky prezantim përveç vënies në pah të karakteristikave natyrore, arkitektonike, demografike dhe kulturore të Kosovës, paraqiti edhe një historik të filmit të Kosovës prej formimit të Kosovafilmit më 1969, ndërprerjes së prodhimit prej para dhe gjatë 1990, deri te ringjallja e kinemasë Kosovare.


Pas shfaqjes së trailerit të Kosovës, u fol për Ligjin e ri për kinematografinë që pritet të hyjë në fuqi dhe i cili integron lehtësirat financiare, si dhe strategjinë e institucionit për të kultivuar më tej komunitetin filmbërës të vendit për të përhapur mundësitë e bashkëpunimit dhe rritur potencialin e bashkëprodhimit ndërkombëtar.