LAJMI I FUNDIT:

Qindra serbë të veriut të interesuar për targat RKS

Qindra serbë të veriut të interesuar për targat RKS
Foto: Arkiv

Çështja e automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia të cilat po qarkullojnë rrugëve të veriut të vendit, vazhdon të mbetet sfidë për Policinë e Kosovës.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për veriun e Kosovës ka bërë të ditur për KosovaPress, se policia ka pranuar qindra kërkesa të qytetarëve serbë të veriut për të regjistruar automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës (RKS).


Sipas tij, qytetarë të shumtë të veriut kanë shprehur interesim edhe për përkthimin e patentë-shoferëve të lëshuara më herët nga sisteme të vjetra, në ato të Kosovës.

Ai theksoi se këto kërkesa të qytetarëve janë adresuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe janë në pritje të një vendimi nga qeveria.

Elshani ka potencuar se jeta në veri po i kthehet normalitetit gradualisht, ndërsa përmendi Serbinë si faktorin kryesor destabilizues të kësaj pjese të territorit të Kosovës.

“Për neve brengë vazhdon të jetë targa KM, GL, PR, të cilat duhet të regjistrohen në RKS. Kemi pranuar me qindra kërkesa të qytetarëve nëpër rrugët e veriut të Kosovës, se kur do të ketë një afat të tillë.

Kërkesën ne e kemi adresuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe besojmë tash me ndonjë vendim të qeverisë do të vendoset pozitivisht në kërkesën e qytetarëve të veriut të Kosovës.

Po ashtu kemi edhe problemin e patent-shoferëve, përkthimin e tyre, të cilat kanë qenë të lëshuara më herët nga sistemet tjera. Konsiderojmë se jeta po shkon tek normalizimi.

Sidoqoftë e dimë se këtu vendi që e mban situatën nën tension, ose i cili mund ta destabilizojë situatën në përgjithësi, është Serbia. Kështu që ne konsiderojmë se problemi është tek shteti fqinj në lidhur me këto gjëra. Sidoqoftë, ne jemi duke kryer punën tonë aq sa mundemi”, ka thënë nënkoloneli Elshani.

Ndryshe, vendimi i Republikës së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve që përdorin targa të lëshuara nga Serbia, ka hyrë në fuqi nga nëntori i vitit të kaluar.

Ky vendim u kundërshtua nga serbët lokal të cilët ngritën barrikada dhe krijuan kriza e tensione, të cilat çuan deri në largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Afati i qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave serbe në Kosovë ka skaduar në prill të këtij viti, por ende nëpër rrugët e veriut ka automjete me targa të tilla.

Vlerësohet se mbi nëntë mijë targa me akronime të qyteteve të Kosovës sikurse KM, PR, PE, PZ, UR dhe të ngjashme, qarkullojnë në veriun e Kosovës dhe të cilave nuk u shqiptohen gjoba.

Burime të KosovaPress-it nga veriu bëjnë të ditur se pjesëtarët e policisë kanë marrë urdhër që t’i tolerojnë vozitësit me këto targa dhe mos të shqiptojnë gjoba ndaj tyre, sepse çështja e targave tani për tani është pezulluar deri në një afat të pacaktuar kohor.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori