LAJMI I FUNDIT:

Qeverisë i kërkohet të këmbëngulë në vendimin e Kushtetueses për Asociacionin, LVV refuzon themelimin e tij

Qeverisë i kërkohet të këmbëngulë në vendimin e Kushtetueses për Asociacionin, LVV refuzon themelimin e tij

Në gjashtë vjetorin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Qeverisë së Kosovës i kërkohet të bazohet në këtë aktgjykim dhe ta shtyjë përpara në dialogun me Serbinë.

I njëjti, sipas njohësve të procesit të dialogut, do të pamundësonte krijimin e një etniteti serb me kompetenca ekzekutive.

Por, nga partia në pushtet, shprehen kategorik kundër themelimit të çfarëdo asociacioni njëetnik.

Emir Abrashi nga Demokracia Plus, thotë për KosovaPress se Qeveria e Kosovës duhet të këmbëngulë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin dhe jo të insistojë kundër formimit të tij.

“Republika e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje për formimin e Asociacionit, fillimisht në vitin 2013 dhe e njëjta është amendamentuar në vitin 2015. Amendamenti i vitit 2015 e ka një element tepër të rëndësishëm, i cili parasheh se çfarëdo formimi i Asociacionit duhet të kalojë nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë aspekt, kjo është një mbrojtje e madhe për Kosovën, duke pasur parasysh këtë fakt, kjo do të pamundësonte të formonte çfarëdo Asociacioni me kompetenca ekzekutive, i cili do të ishte pushtet i tretë dhe do të cenonte karakterin unitar të Kosovës. Prandaj ne duhet të këmbëngulin në këtë pikë dhe jo të këmbëngulim në mosformimin e tij. Pasi, herët ose vonë, ai do të formohet, por nëse ne këmbëngulim në mosformim dhe rinegocim të marrëveshjes ne mund të humbasim ne këtë pikë që e mbron Republikën e Kosovës. Mendoj se Qeveria po e bllokon formimin e Asociacionit si mënyrë për të rritur pazarin në tryezën e diskutimit në Bruksel”, u shpreh Abrashi.

Në linjë të njëjtë është edhe Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Ai thotë për KosovaPress se ekzekutivi duhet të krijojë një pozicion më të zgjeruar dhe të thelluar për Asociacionin.

Sipas tij, duhet të tentohet të krijohet një aleancë në qëndrimin kundër Asociacionit edhe në spektrin politik vendor por edhe tek aleatët ndërkombëtarë.

“Duhet të shtyhet më tutje vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por megjithatë konsiderojmë se një marrëveshje me Asociacionin në të me kompetenca ekzekutive, i tillë si është proklamuar në fillim e cenon rendin kushtetues, andaj është vështirë të gjendet një zgjidhje kreative, por është e nevojshme kjo lloj rezistence që këto kompetenca ekzekutive të mos të ketë një etnitet të ri në Kosovë. Pasi praktikisht e krijon de-funksionalitetin e rendit kushtetues të Kosovës. […] Qeveria e Kosovës është mirë të krijojë një pozicion mbi Asociacionin edhe pak më të zgjeruar dhe të thelluar. Duhet të kërkojë aleancë brenda Kosovës edhe pse shumica e partive politike e refuzojnë marrëveshjen me kompetenca ekzekutive dhe ta krijojnë një pozicion se si mund të dilet nga kjo marrëveshje. A mund të formohet me kompetenca joekzekutive, apo duhet të hidhet poshtë komplet. Të këtë një qëndrim më të qartë dhe të dilet me një pozicion i cili është edhe më i qëndrueshëm edhe tek BE-ja, aleatët dhe Serbia”, deklaroi Fetahu.

Por kategorik kundër themelimit të çfarëdo Asociacioni, është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.

“Nuk e besojmë se çështja e Asociacionit është si një OJQ ose një organizatë që s’ka kompetenca ekzekutive. Sikur të ishte ashtu, s’do të ishte as një debat që do të arrinte deri në këtë pikë, nuk do të prolongohej deri tani. Besoj se është më e thellë dhe natyrisht e ka ‘jo’ tonën. Pasi kauza jonë e hershme ka qenë që ne nuk mund të defunksionalizojmë shtetin e Kosovës, të krijojmë një shtet të tretë, të krijojmë një sistem paralel në arsim, shëndetësi, polici dhe siguri. Këtë aspekt sigurisht që nuk e pranojmë dhe këtë formë”, thekson ai.

Gjykata Kushtetuese më 23 dhjetor të vitit 2015, ka marrë vendim në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë Serbe.

Në vendimin e Kushtetueses thuhej që parimet e përgjithshme, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetueses, duke e bazuar këtë në nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës. Kërkesa për përputhshmërinë e parimeve të kësaj marrëveshje, u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga presidentja e asaj kohe, Atifete Jahjaga. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori