LAJMI I FUNDIT:

Qeveria i shmanget kërkesës së Lëvizjes Besa për letërnjoftimet

Qeveria i shmanget kërkesës së Lëvizjes Besa për letërnjoftimet

Kryeministri Zoran Zaev i shmanget kërkesës së kreut të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për ndryshime në Ligjin për dokumentet personale në përputhje më marrëveshjen për vendosjen e grafës etnike në letërnjoftime. Zaev nuk tregoi se për cilat arsye në propozim nuk është futur kërkesa e Lëvizjes Besa e cila kushtëzoi ndryshimet kushtetuese me vendosjen e grafës së përfaqësisë etnike. I pari i Qeverisë tha shkurt se ligjet mund të ndryshohen në kohë të caktuar dhe se për këtë nuk duhet ekzistuar dilema.

“Për gjithçka që jemi marrë vesh tashmë është pjesë e ligjeve, Kushtetutës dhe ndryshimeve që jemi pajtuar. Sigurisht që ligjet ndryshojmë në kohë të caktuar, në afate të parapara dhe në atë mënyrë do të zbatohen. Nuk duhet pasur dilema”, tha Zoran Zaev.


Lëvizja Besa edhe njëherë i kujtoi kryeministrit Zaev marrëveshjen e arritur më 11 janar 2019. Në kumtesën e Qeverisë të datës 11 janar mes tjerash thuhej se përveç amendamentit që shtetësia për shqiptarët të jetë “qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ndryshime të ketë edhe në Ligjin për dokumentet personale.

“Në mënyrë plotësuese në Ligjin për letërnjoftime do të shënohet edhe përkatësia etnike e qytetarëve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Në një reagim të ri të lëvizjes Besa thuhet se nëse kryeministri Zaev nuk e tërheq propozimin nga procedura parlamentare do të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat demokratike për bllokimin e tij. Në propozimin që Qeveria ka dorëzuar në Kuvend, ndryshimet parashikojnë përshtatjen e Ligjit për dokumente me ndryshimet e fundit të Ligjit për kundërvajtje./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori