LAJMI I FUNDIT:

Qeveria: Raporti i Parlamentit Evropian për Kosovën, një tjetër dëshmi e progresit në vend

Qeveria: Raporti i Parlamentit Evropian për Kosovën, një tjetër dëshmi e progresit në vend

Qeveria e Republikës së Kosovës ka përshëndetur miratimin e sotëm nga Parlamenti Evropian të raportit për Kosovën, i cili evidenton suksese dhe mesazhe pozitive për vendin.

Sipas një njoftimi për media thuhet se forcimi i demokracisë, sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe maturia institucionale e qeverisëse, janë vetëm disa nga shembujt e përmendur në këtë raport.


Tutje sipas njoftimit theksohet dhe se Parlamenti Evropian mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, duke bërë thirrje për prezantimin e pyetësorit dhe përgatitjen e opinionit mbi aplikimin dhe rithekson mbështetjen për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës, PFP e NATO-s dhe INTERPOL.

“Lavdëron Kosovën për aktivitetin e shtuar legjislativ në lidhje me reformat e agjendës evropiane dhe përparimin në zbatimin e prioriteteve të Agjendës së Reformave Evropiane II dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

PE miraton raportet për Kosovën dhe Serbinë, përmes së cilave ftohen vendet që të jenë konstruktive në dialog
Lexo po ashtu PE miraton raportet për Kosovën dhe Serbinë, përmes së cilave ftohen vendet që të jenë konstruktive në dialog

Mirëpret periudhën më të gjatë të stabilitetit politik deri më tani pas zgjedhjeve të vitit 2021.

Në raport kërkohet nga shtetet anëtare, që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ta bëjnë këtë pa vonesë të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se në mes të tjerash, në zhvillim ekonomik vlerëson pozitivisht përformancën e jashtëzakonshme të eksportit, rritjen ekonomike si dhe politikat për të lehtësuar ndikimin e pandemisë dhe të çmimeve të larta të energjisë për familjet dhe bizneset më të prekura.

Miratohet Raporti për Kosovën në PE, mirëpritet aplikimi në BE
Lexo po ashtu Miratohet Raporti për Kosovën në PE, mirëpritet aplikimi në BE

“Në lidhje me procesin e dialogut, i bazuar në njohjen reciproke, Kosova vlerësohet si palë e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive. Ndërkohë, dënon Serbinë për veprimet përshkallëzuese të aktorëve të sponsorizuar nga ta, duke përfshirë bllokadat e paligjshme, sulmet e dhunshme dhe kërcënimin për veprime ushtarake, si dhe fushatën e tyre të çnjohjes dhe votën kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në raport evidentohet dhe mirëpritet veçanërisht angazhimi dhe dialogu i shtuar me serbët e Kosovës gjatë vitit të kaluar”, thuhet ndër të tjera në njoftim të Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/