LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Qeveria miraton koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ministria e Drejtësisë i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të miratojë opsionin 3 i cili parasheh hartimin e ligjit të ri i cili mundëson realizimin e konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme edhe në mungesë të një aktgjykimi dënues.

Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, Telegrafi siguron koncept-dokumentin
Lexo po ashtu Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, Telegrafi siguron koncept-dokumentin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në mbledhjen e Qeverisë,  ka thënë se koncept-dokumenti ofron analizë të thukët për nevojën e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Ajo ka thënë se me këtë projektligj do të përcaktohen saktë se cilat janë arsyet për konfiskim të pasurisë, dhe se ky ligj do të gjej zbatim para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Haxhiu ka thënë se synojnë të formojnë agjenci të pavarur për inicimin e procedurave për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ajo ka thënë se ky projektligj është i rëndësishëm për shtetin e së drejtës dhe përmes shtratit ligjor kthen taksat e qytetarëve në buxhet të shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori