LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë të martën do të vendos për shkarkimin e Laze Vellkovskit

Qeveria e Maqedonisë të martën do të vendos për shkarkimin e Laze Vellkovskit

A do të shkarkohet drejtori i Byrosë për Siguri Publike – Lazo Vellkovski do të vendoset të martën në seancën e Qeverisë. Nga Qeveria e Maqedonisë presin që të marrin propozimin për shkarkim nga ministri Spasovski, që më pastaj të vendoset në rend dite. Qeveria refuzoi të komentojë skandalin për keqpërdorimin e automjetit zyrtar në pronësi të MPB-së. Thonë MPB-ja tashmë ka dal me kumtesë për rastin.

“Propozimi i ministrit Oliver Spasovski, sipas procedurave, do të vendoset në rend dite në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ku pritet të dorëzohet. Për secilin vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedoni, opinioni do të informohet menjëherë pasi të merret vendimi”, informojnë nga Qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Oliver Spasovski kërkon shkarkimin e drejtorit të BSP Velkovski
Lexo po ashtu Oliver Spasovski kërkon shkarkimin e drejtorit të BSP Velkovski

Nga MPB-ja, nuk u përgjigjën se a do të akuzohet penalisht drejtori për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Edhe Vellkovski nuk dëshironte të përgjigjej në pyetjet se a ndjen përgjegjësi dhe a do të jep vet dorëheqja apo pret që ta shkarkojnë./Telegrafi/