LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës mirëpret angazhimin dhe përkushtimin e SHBA-së në dialog

Qeveria e Kosovës mirëpret angazhimin dhe përkushtimin e SHBA-së në dialog

Dy ditë para arritjes në Kosovë të dërguarit të posaçëm SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirolav Lajçak, Qeveria e Kosovës mirëpret bashkëpunimin ndërmjet Washingtonit dhe Brukselit në procesin e  dialogut.

Tashmë është konfirmuar se dyshja Escobar dhe Lajçak do të qëndrojnë në Kosovë nga 31 janari deri më 2 shkurt, thuhet se qëllimi i vizitës së tyre është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA.


Ndërsa, në Qeverinë e Kosovës e mirëpresin angazhimin dhe përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut.

“Ne e mirëpresim angazhimin dhe përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut. Sikurse mirëpresim bashkëpunimin dhe koordinimin trans-atlantik, pra ndërmjet Ëashtingtonin dhe Brukselit për një çështje të rëndësishme si procesi i dialogut, i cili ne besojmë që duhet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për Telegrafin.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu / Foto: Ridvan Slivova

Ai gjithashtu ka sqaruar një deklaratë të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë se me Serbinë po negociohet për një marrëveshje që “të mos e sulmojnë njëra-tjetrën”.

Bislimi: Po negociojmë me Serbinë marrëveshjen të mos e sulmojnë njëra-tjetrën
Lexo po ashtu Bislimi: Po negociojmë me Serbinë marrëveshjen të mos e sulmojnë njëra-tjetrën

Kryeziu i ka thënë Telegrafit se bëhet fjalë për një deklaratë të përbashkët e jo marrëveshje.

“Këtë ne e patëm quajtura deklaratë për mos-sulmim, ndërkaq tani BE po quan si deklaratë për përkushtim të ndërtimit të besimit të ndërsjellë. Është pozitive që një dokument i propozuan nga ne, pra nga Kosova, është duke u trajtuar nga ndërmjetësuesi dhe është bërë pjesë e ciklit të çështjeve për të cilat bisedohet në procesin e dialogut. Kjo është dëshmi e karakterit tonë proaktiv dhe kontribuues në procesin e dialogut. Megjithatë, për shkak se kjo është një çështje e cila është ende në proces, ne konsiderojmë që nuk është e përshtatshme që ta diskutojmë për të më shumë në publik”, ka thënë Kryeziu.

Ndryshe, para vizitës në Prishtinë dhe Beograd të përfaqësuesve special të SHBA-së dhe BE-së është përfolur se ata do të prezantojnë disa modele të reja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Ekzistojnë disa modele që ne mendojmë se mund të funksionojnë dhe ne kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovës që t’i shqyrtojë ato modele dhe ta marrë parasysh atë çështje”, ka thënë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hoviener, pa dhënë detaje të tjera.

Njeriu i Vuçiqit i përgjigjet Escobarit: Serbia nuk pranon Asociacion pa kompetenca ekzekutive
Lexo po ashtu Njeriu i Vuçiqit i përgjigjet Escobarit: Serbia nuk pranon Asociacion pa kompetenca ekzekutive

Mirëpo, ndaj një ideje të tillë kanë reaguar nga Beogradi zyrtar. Kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milorad Drecun, ka thënë se për Serbinë është i papranueshëm çdo model i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pa kompetenca ekzekutive. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori