Kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovam Drecun, ka thënë se për Serbinë është i papranueshëm çdo model i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pa kompetenca ekzekutive.
Reagimi i Drecunit, që është deputet në Parlamentin e Serbisë nga partia e Aleksandar Vuçiqit, vjen si përgjigje një deklarate të dërguarit të Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se Kosovës do t’i ofrohen disa modele të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa kompetenca ekzekutive.
Drecun, siç raportojnë mediat serbe, tha se sipas Marrëveshjes së Brukselit është definuar që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive duke thënë se ky organ nuk formon asnjë nivel tjetër të qeverisjes dhe se ky nuk ka qenë qëllimi i Beogradit dhe as i popullit serb, transmeton Telegrafi.
“Escobar ka folur për atë se ndoshta duhet të mendohet që Asociacioni të jetë pa kompetenca ekzekutive, dhe se nuk duhet të ketë një nivel tjetër qeverisjeje dhe se mund të ketë një marrëdhënie tjetër bashkëpunimi mes pushteteve lokale. Ky ndoshta është një vizion i tij kornizë se si ndoshta problemi mund të zgjidhet, respektivisht që Prishtina nuk dëshiron të formojë Asociacionin”, tha Drecun.
Ai thekson se kjo është e papranueshme për Serbinë dhe rithekson se Asociacionin është i definuar me kompetenca ekzekutive që nuk nënkuptojnë asnjë nivel tjetër të qeverisjes.
Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të jetë një nga temat, të cilat priten të diskutohen gjatë vizitës së të dërguarit të Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, javën e ardhshme gjatw vizitws nw Kosovw dhe Serbi.
Para vizitws nw Kosovw Escobar ka deklaruar se ShBA nxisin qeverinë e Kosovës të shqyrtojë modelet e shumta për Asociacionin.
“Ka shumë modele që funksionojnë, duke përfshirë modele të shumta që do të lejonin bashkërenditje më të mirë lokale pa një nivel tjetër të qeverisë ose pushtetit ekzekutiv. E nxisim qeverinë e Kosovës që t’i shqyrtojë me kujdes këto modele”, deklaroi Escobar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën