Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratuan dy rregullore që kanë të bëjnë me të drejtën e autorit pronën intelektuale të cilat duhet të mbrohen me ligj. Konkretisht, bëhet fjalë për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores për ndërmjetësimin e të Drejtës së Autorit dhe Rregulloren për të drejtën e kompensimit të veçantë.
Në ekspozenë e tij, ministri Kujtim Gashi, tha se “Rregullorja e ndryshuar dhe plotësuar, siguron që procesi i ndërmjetësimit në të drejtën e autorit të zhvillohet në mënyrë efektive dhe efikase. Ajo përcakton afate dhe procedura të qarta dhe të sakta, në këtë aspekt rritë sigurinë juridike dhe ndihmon në zbatimin e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta”.
“Me këtë rregullore janë trajtuar çështjet kryesore si në vijim: Çështja e fillimit të procedurës së ndërmjetësimit në kontestet e përcaktimit të tarifave të përgjithshme, çështja e propozimit të ndërmjetësuesit në këto konteste dhe çështja e kohëzgjatjes së procedurës së ndërmjetësimit në kontestet në lidhje me përcaktimin e tarifave të përgjithshme”, ka shpjeguar tutje ministri Gashi.
Ndërsa për rregulloren për kompensime të veçanta, ministri është shprehur se kjo bëhet me qëllim të krijimit të një sistemi funksional të së drejtës së autorit.
“Mbajtësit e të drejtave do të kompensohen për shfrytëzimin e veprave të tyre nga ana e shfrytëzuesve të të drejtave, kështu që i propozoj Qeverisë të aprovoj Rregulloren për rregullimin e të drejtës për kompensim të veçantë, me të cilën përcaktohen vlerat monetare – tarifa – e cilat do të aplikohet për çdo mjet i cili mund të përdoret për kopjim të materialit apo lëndës të mbrojtur me drejtën e autorit”, ka thënë mes tjerash ministri gjatë ekspozesë për rregulloren e dytë.
Rregullorja në fjalë detajon se çfarë kompensohet. Fjala vjen, C.D., DVD, disqe të ndryshme, USB, Hard disqe, për disqe të integruara, për video regjistrues, për memorien e TV-ve e deri te ajo e telefonave mobil, pastaj për aparate fotokopjuese varësisht nga numri i kopjimeve që mund të bëjnë dhe për çdo kopje të bërë me pagesë, parashihen saktësisht me anë të kësaj rregulloreje.
“Miratimi i rregullores është vendim historik për autorët, krijuesit dhe prodhuesit e materialit të mbrojtur me të drejtën e autorit, pasi që nga sot ata do të kenë edhe një burim të të ardhurave për veprat e tyre të krijuara me mund dhe sakrificë. Miratimi i kësaj rregulloreje përbën edhe një hap tjetër në krijimin e një sistemi funksional të të drejtave të autorit, dhe në zbatimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja për Stabilizim Asocim”, ka thënë ministri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë
“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare
Prej muajsh, një pjesë e bregut të Liqenit të Ohrit në Strugë po shembet
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP