LAJMI I FUNDIT:

Qeni vlohet për së gjalli, që të shitet për mish (Video)

Qeni vlohet për së gjalli, që të shitet për mish (Video)

Në një pjesë rurale të provincës Hubei në Kinë, është filmuar momenti mizor, kur një qen është hedhur në një enë të thellë dhe është zier për së gjalli.

Kafsha e pashpresë leh dhe godet mbyllësen metalike, derisa përpëlitej në dhimbjet që i shkaktonte uji i nxehtë, transmeton Telegrafi.


Pasi kafsha më nuk dëgjohet, dy burra kujdesen që ta largojnë mbulesën.

Në videon e censuruar, shihet më pas qeni që nxirret dhe vendoset për t’u shitur për mish.

Me anë të këtij xhirimi kërkohet që të bëhet më shumë në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të kafshëve. /Telegrafi/