Një qen është përpjekur të gjejë pak qetësi dhe të marrë një pushim, por planet e saj nuk kanë zgjatur shumë, pasi këlyshët e saj të vegjël dhe shumë të ëmbël e kanë ndjekur kudo.

Në video shihet se ajo nuk arrin të largohet apo të pushojë e vetme, sepse këlyshët vazhdimisht i rrinë pranë, duke kërkuar vëmendjen dhe lojën e saj.


Skena ka bërë për të qeshur shumë përdorues në rrjetet sociale, të cilët e kanë përshkruar si një moment të ngrohtë dhe shumë të lezetshëm mes nënës dhe këlyshëve të saj.

Videoja është bërë virale për shkak të sjelljes së adhurueshme të këlyshëve që nuk e lënë nënën e tyre as për një çast të vetëm. /Telegrafi/