eksperti-banner

Qeni i frikësuar qëndron në cepin e dhomës dhe nuk shikon gjë tjetër përveç murit. Videoja, e cila është bërë publike nga organizata irlandeze e kafshëve PAWS, tregon qenin e quajtur Cara, që është ulur në cepin e dhomës dhe refuzon ta kthejë kokën pavarësisht se punonjësit e organizatës e thërrasin butësisht, transmeton gsh.

Edhe pse ka çrregullime shëndetësore që mund të shkaktojnë këtë lloj sjelljeje te qentë, një veteriner vuri re se Cara kishte thjesht një problem nervor dhe ishte shumë e frikësuar për ta kthyer kokën. Në një imazh të dytë, ai shihet i rikuperuar duke luajtur me një tjetër qen.