LAJMI I FUNDIT:

Putin tregon një bisedë me Trump, në të cilën thotë se kishin folur “rreth shpenzimeve të ushtrisë amerikane”

Putin tregon një bisedë me Trump, në të cilën thotë se kishin folur “rreth shpenzimeve të ushtrisë amerikane”

Presidenti rus Vladimir Putin ka pohuar se Donald Trump dikur i kishte shprehur atij shqetësimet e tij për nivelin e shpenzimeve ushtarake amerikane për të cilat ai tha se ishin “shumë të larta”.

Si pjesë e një serie intervistash të filmuara me agjencinë e financuar nga Kremlini, Tass, për të shënuar 20 vjetorin e pozicionit të tij në krye të politikës ruse, Putin u pyet për aftësitë ushtarake të Rusisë, përcjell Telegrafi.

Dhe siç shkruan Newsweek, ai i tha intervistuesit, Andrei Vandenko, se Rusia nuk kishte ndërmend të luftonte kundër askujt, përkundrazi qëllimi i zhvillimit të saj ushtarak ishte “të krijonte kushte në mënyrë që askush të mos dëshirojë të luftojë kundër nesh”.

“Sot ne renditemi në vendin e shtatë sa i përket shpenzimeve në armë. SHBA na ka tejkaluar, Donald [Trump] më tha se ata kanë miratuar një buxhet të madh për vitin e ardhshëm, një buxhet 738 miliardë dollarë, mendoj”, tha Putin.

Ndërsa kur u pyet nga Vandenko nëse Trump po mburrej me këtë, Putin është përgjigjur: “Jo. Ai e tha këtë me keqardhje. Ai tha se kostot ishin shumë të larta. Por ai duhej ta bënte atë. Ai në të vërtetë mbrojti çarmatimin, siç më tha”.

Ndërkohë Newsweek shkruan se ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për një përgjigje ndaj pretendimit të Putinit.

Gjithsesi, Putini nuk e saktësoi se kur Trump e kishte thënë këtë.

Po sipas Newsweek, muajin e kaluar, Trump i dërgoi Kongresit një kërkesë buxheti të vitit 2021 me 740.5 miliardë dollarë, 705.4 miliardë dollarë e të cilit ishte për Departamentin e Mbrojtjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori