LAJMI I FUNDIT:

Putin do ta emërojë këtë vit trashëgimtarin e tij – raportohet se presidenti rus preferon njërin prej këtyre tre personave

Putin do ta emërojë këtë vit trashëgimtarin e tij – raportohet se presidenti rus preferon njërin prej këtyre tre personave

Vladimir Putin këtë vit do të detyrohet të zgjedhë pasardhësin e tij mes humbjeve ushtarake dhe rënies së popullaritetit, thotë ish-tekstshkruesi i presidentit rus.

Diktatori do të kërkojë t’ia dorëzojë pushtetin një trashëgimtari të “zgjedhur” dhe të tërhiqet në pallatin e luksoz në Detin e Zi në vend që të rrezikojë më shumë dhe të burgoset.


Lideri rus do të kërkojë të heqë dorë nga pushteti dhe t’ia delegojë një pasardhësi teknokrat, i cili mund të negociojë fundin e luftës me Ukrainën dhe Perëndimin, dhe ndoshta të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që duhet të mbahet këtë vit, tha një ndër ish-tekst shkruesve të liderit rus, Gallyamov, raporton themirror.

Rrethi i Putinit thuhet se nuk e sheh atë më si një “garantues të stabilitetit” duke e parë ngritjen e Yevgeny Prigozhinit, kreut të ushtrisë private të armatosur mirë të Wagnerit, e cila deri më tani ishte më besnikja ndaj Kremlinit, transmeton Telegrafi.

“Aparati shtetëror kanë sytë drejt Prigozhinit dhe nuk e sheh më Putinin si garantues të stabilitetit të tyre”, tha ai gjersa shtoi se “ata duken të tmerruar gjersa po shohin ngritjen e Prigozhinit. Ata ndihen të frikësuar pasi që forcat e tij do të vijnë pas tyre”.

Dmitry Kozak, Sergey Sobyanin, Dmitry Kozak dhe Yevgeny Prigozhin

Nëse Putin kërkon të merr edhe një mandat tjetër – ai ka qenë president ose kryeministër që nga viti 1999 – “mund të rrëshqasë vërtet dhe të mos zgjidhet”.

“Ai do të përpiqet të manipulojë zgjedhjet, [por është] i mbushur me….revolucion… Ky është një rrezik shumë i madh për sistemin”, deklaroi rusi.

Ai ka të ngjarë të emërojë një të besuar si president – si kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin, kryeministri Mikhail Mishustin ose zëvendës-shefi i stafit, Dmitry Kozak.

“Njerëz të tillë mund t’i fitojnë me të vërtetë zgjedhjet. Po, atëherë ata do të duhet të negociojnë me Ukrainën, me Perëndimin dhe të thyejnë ngërçin brenda sistemit”, pohoi ish tekst-shkruesi.

Megjithatë, “për Putinin, ky është një opsion i mirë, krahasuar me Çausheskun ose Gadafin”, deklaroi ai dhe shtoi, “Të paktën Putini do të ketë garanci për sigurinë personale”.

Ligjet aktuale nënkuptojnë se ai do të ishte një “senator i përjetshëm”.

Imazhet e një investimi prej 1.2 miliard eurove në një vilë në Detin e Zi u zbuluan nga lideri i opozitës dhe aktivisti kundër korrupsionit, Alexei Navalny, tani i sëmurë rëndë në izolim në një burg të mjerueshëm rus.

Ai përfshin një “kompleks nëntokësor 16-katësh” dhe e krahasojnë me strofkën e heroit të filmave, James Bond. Një inxhinier i kthyer në sinjalizues, i cili thuhet se ka punuar në ndërtimin e saj – i quajtur vetëm si Viktor – thotë se pallati është një “thesar kombëtar”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori