Presidenti rus Vladimir Putin është parë duke ndjekur nga afër stërvitjet ushtarake Vostok 2022. Por kjo paraqitje e tij po cilësohet si një takim i papërshtatshëm me krerët e ushtrisë ruse.

Videoja e postuar më poshtë shfaq Putinin përkrah kreut të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse Valery Gerasimov, nga ai i cili largohet pasi ulet dhe nuk e flet as edhe një fjalë derisa arrin ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Reuters, Gerasimov vazhdimisht prekte flokët dhe shikonte disa dokumente, e Putin me dylbi vëzhgonte stërvitjen ushtarake.

Zelensky bën thirrje për demilitarizim të Zaporizhzhia, për të shmangur ndonjë katastrofë bërthamore Zelensky bën thirrje për demilitarizim të Zaporizhzhia, për të shmangur ndonjë katastrofë bërthamore

E sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, thonë se Putin nuk është edhe aq i kënaqur me krerët e ushtrisë që duket se nuk po ia arrijnë qëllimit në Ukrainë – okupimin e vendit.

Reklama
Reklama

“Putin me sa duket nuk dëshiron të flet me komandantin e forcave të armatosura ruse”, ka shkruar ish-kryeministri suedez Carl Bildt.

Se Putin nuk i ka edhe aq të mira raportet me zyrtarët e lartë ushtarakë e dëshmojnë edhe shumë video tjera – ku derisa ata i raportonin për situatën në Ukrainë dukej i nervozuar dhe vazhdimisht gërvishte tavolinën me thonj. /Telegrafi/