LAJMI I FUNDIT:

Pushimit të gjatë prej tre muajve i vije fundi, rikthehet Ipko Superliga e Kosovës në futboll

Pushimit të gjatë prej tre muajve i vije fundi, rikthehet Ipko Superliga e Kosovës në futboll

Ipko Superliga e Kosovës në futboll po rikthehet pas një pushimi të gjatë prej tre muajve për shkak të pandemisë Covid-19.

Futbolli në Kosovë u ndalua më 12 mars, teksa skuadrat nuk kishin të drejtë as të stërvitin.


Futbollistët kanë zhvilluar stërvitje individuale gjatë kësaj kohe, ndërsa klubet janë përballur me krizë ekonomike.

FFK, Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim vendosën që klubeve elitare në Kosovë t’iu lejojnë mbajtjen e stërvitjeve nga data 18 maj, ndërsa 5 qershori u vendos për ndeshjen e parë në Superligë.

Skuadrat u akuzuan mes vete gjatë kësaj kohe edhe për rifillim të stërvitjeve para kohe, por publikisht asnjëra nuk e pranoi një gjë të tillë edhe pse u publikuan foto nga mediat e ndryshme.

Por vetëm dy ditë më vonë, futbolli kosovar u prek me rastin e parë me coronavirus, ku rezultoi pozitiv sulmuesi i Dritës, Izair Emini në momentin që po bëhej gati të rikthehej në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.

FFK vendosi që t’i testojë të gjitha klubet elitare në Kosovë, ku nuk pati më asnjë rast pozitiv dhe u lejua futbolli pa pengesa.

Ndeshjet e para u zhvilluan në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, ku Prishtina mposhti lehtësisht 3-0 Drenicën, ndërsa Ballkani dhe Feronikeli luajtën pa gola 0-0 në Therandë.

Foto nga ndeshja Prishtina-Ballkani (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Shtëpia më e madhe e futbollit kosovar publikoi edhe emrat e katër skuadrave që ishin kundër rifillimit të futbollit e ato ishin Drita, Ballkani, Flamurtari dhe Dukagjini i Klinës, ku secila nga to kishin shkruar arsyejet e veta pse nuk donin të rinisnin.

Përveç Superligës dhe Kupës së Kosovës, të gjitha garat tjera të futbollit kanë përfunduar para kohe, ku Besa e Pejës dhe Arbëria e Dobrajës kanë siguruar inkuadrimin në elitë.

Këtë edicion nga elita e futbollit kosovar do të largohen katër skuadra, ndërsa tri të tjera do të dalin në garat evropiane gjë që e bënë edhe më interesant vazhdimin e këtij kampionati.

Ipko Superliga do të vazhdoj nga xhiro e 23-të, ndërsa ndeshja e parë pas pauzës tre mujore do të zhvillohet në Podujevë mes Llapit dhe Dukagjinit.

Të shtunën janë në program dy ndeshje të tjera, ku Drita pret Flamurtarin ndërsa Feronikeli është nikoqir i Vushtrrisë.

Ndërkohë ditën e diel, lideri aktual Ballkani i bënë konak Drenicën, Gjilani pret Trepçën ’89 ndërsa Prishtina do të luaj nga ora 18:00 me Ferizajn.

Vlen të theksohet se për momentin të gjitha ndeshjet e futbollit kosovar do të zhvillohen pa praninë e tifozëve deri në një rivlerësim të situatës së pandemisë Covid-19. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori