LAJMI I FUNDIT:

Pusetat u mbuluan edhe me asfaltin që e kontraktoi qeverisja Ahmeti (Video)

Pusetat u mbuluan edhe me asfaltin që e kontraktoi qeverisja Ahmeti (Video)
Ilustrim

Prishtinën e merr uji sa herë që ka të reshura më të mëdha.

Përveç që kryeqyteti në rrjetin e vet nuk i ka të ndarë gypat për ujëra të zeza dhe atmosferike, problem janë edhe vetë pusetat, raporton “038” në KTV.


Në rrugën “Fehmi Agani”, në sheshe, në Pejton e gati në secilën lagje ku ka pasur asfaltim rrugësh, ka puseta të mbuluara me asfalt.

Tri puseta të mbuluara me asfalt janë gjetur në disa metra largësi me njëra tjetrën në një rrugë në lagjen Tophane e cila është shtruar në vitin 2014 nga qeverisja e Vetëvendosjes.