LAJMI I FUNDIT:

Punonjësi hodhi bagazhet pa kujdes, udhëtarët shikonin valixhet e tyre kur binin prej rimorkios (Video)

Punonjësi hodhi bagazhet pa kujdes, udhëtarët shikonin valixhet e tyre kur binin prej rimorkios (Video)

Elizabeth Evans që ishte kthyer nga Malaga në Aeroportin e Mançesterit, mbeti e tronditur me formën se si punonjësi e trajtoi valixhen e saj.

Bashkë me bagazhet tjera, ai i hidhte pa kujdes në rimorkio dhe ato binin në anën tjetër duke u përplasur për toke, transmeton Telegrafi.


“Valixhja ime pink, që edhe e kam të preferuar, mbeti me dorezë të thyer dhe me shumë gërvishtje. Shumë gjëra brenda, kishin pësuar dëmtim”, ka shkruar Evans.

Njëjtë sikur ajo, shikonin edhe udhëtarët tjerët, teksa gjërat që u përkisnin hidheshin sikur lecka.

Derisa nuk ka asnjë ankesë zyrtarë, as zyrtarë të aeroportit nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë për të angazhuarit në sektorin e bagazheve. /Telegrafi/