LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Infrakosit mbajnë grevë një orëshe, nuk marrin paga që tre muaj

Punëtorët e Infrakosit mbajnë grevë një orëshe, nuk marrin paga që tre muaj

Punëtor e ndërmarrjes publike “Infrakos” që tre muaj nuk i kanë marrë pagat, e për këtë punëtorët sot kanë mbajtur një grevë një orëshe. Përveç kërkesës që të marrin pagat e tre muajve të këtij viti, punëtorët kërkojnë edhe rritje të pagave për 100 euro për të gjithë punëtorët.

Po ashtu, kërkesë e punëtorëve është edhe që t’iu paguhet norma e plotë e orëve të punës gjatë vikendit, të paguhet shujta e ushqimit dhe të bëhet pagesa e trustit pensional. Në rast të mos plotësimit të kërkesave të tyre punëtorët paralajmërojnë edhe shkallëzim të grevës.


Muharrem Rexhepi punëtor për mirëmbajtje të vijave hekurudhore në Klinë, në emër të sindikatës së punëtorëve të “Infrakos”-it ka treguar edhe kërkesat e tjera që kanë.

“Të na japin pagën e janarit dhe pagën e muajit shkurt 2019 të cilat nuk i kemi marrë ende. Të bëhet rritja e rrogës në mënyrë lineare për të gjithë punëtorët nga 100 euro në përjashtim të menaxhmentit, menaxhmenti se i kanë edhe ashtu. Të paguhet norma e plotë e realizimit të orëve të realizuara gjatë vikendit dhe atë na 1 janari 2019. Të paguhet shujta e ushqimit në vlerë prej 2.5 euro në ditë për të gjithë punëtorët. Të bëhet pagesa e trustit pensional për vitin 2017, 2018 dhe në vazhdimësi për këtë vit. Të pajisen punëtorët e shërbimeve ekzekutive me uniforma dhe rroba mbrojtëse, ka kohë nuk i kanë sjellë, nuk na kanë pajisë janë në gjendje të mjerueshme, kurrkush nuk kujdeset për ne”, tha Rexhepi.

Ai u shpreh se situata jo e mirë e kompanisë nuk është për shkak të punëtorëve, por sipas tij, për shkak të menaxhimit jo të mirë dhe si pasojë e kësaj klasa punëtore është duke vuajtur pasojat.

Në rast të mos realizimit të kërkesave të tyre, punëtorët paralajmërojnë se do të vazhdojnë edhe me greva të tjera.

“Ne punëtorët sot për sot jemi në gjendje katastrofale, kurrkush nuk kujdeset për ne, jemi në gjendje të mjerueshme. Ne do të vazhdojmë me greva ashtu siç e parasheh ligji sindikal. Tash do të merremi vesh në kryesi se si do të jenë grevat e ardhshme… Bordet e kësaj organizate kujt i përgjigjen, a duhet me iu përgjigj dikujt në çfarë gjendje jemi ne. Ky drejtor menaxhues duhet me u kujdes çka është duke punuar”, deklaroi ai.

Për 38 vite në “Infrakos” punon Shaip Nuredini, i cili thotë se gjendja e punëtorëve të kësaj ndërmarrje është shumë e vështirë.

“Ne kemi dal të protestojmë për pagat se është i treti muaj që paga nuk kemi, 85 përqind e këtyre punëtorëve kemi kredi, tash bankat nuk po na pyesin. Kushte nuk kemi, nuk kemi ujë, nuk keni tualet, kurrfarë kushtesh elementare për punë nuk kemi. Plus tash i treti muaj jemi pa rroga”, tha Nuredini.

Në mbështetje të punëtorëve kishte dal edhe kryetari i degës së Komunikacionit dhe Lidhjes, Alush Sejdiu, i cili ka kërkuar që punëtorët e “Infrakos”-it të trajtohen me dinjitet.

“Ne kemi ndjekur të gjitha procedurat, kemi dërguar kërkesa tek të gjitha institucionet relevante, mirëpo fatkeqësisht punëtorët edhe pse punojnë nuk marrin pagat. Punëtorët nuk janë plaçkë, punëtorët punojnë, punëtorët nuk lypin, punëtorët i krijojnë të ardhurat dhe ato të ardhura duhet të shpërndahen në mënyrë racionale”, u shpreh Sejdiu.

Sindikata e punëtorëve të “Infrakos”-it, kërkesat e tyre i kanë drejtuar edhe tek Ministria e Infrastrukturës dhe në Qeveri. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori