LAJMI I FUNDIT:

Pulisic rezulton pozitiv me COVID-19, humb ndeshjen ndaj Arsenalit

Pulisic rezulton pozitiv me COVID-19, humb ndeshjen ndaj Arsenalit

Christian Pulisic e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri.

Sulmuesi amerikan shënoi gol në xhiron e parë të Ligës Premier, ku Chelsea triumfoi 3-0 ndaj Crystal Palace.

Por ai është ndaluar pa dëshirën e tij për të luajtur në sfidën e dytë ndaj Arsenalit.

Anësori këmbëshpejtë ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe kësisoj është izoluar totalisht nga pjesa tjetër e skuadrës.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel në konferencën për shtyp para sfidës me rivalin lokal.

“Pulisic nuk do të jetë. Ai pati rezultoi pozitiv dhe duhet të ndjekë protokollet. Ai nuk është në stërvitje me pjesën tjetër dhe nuk do të jetë ndaj Arsenalit”, tha Tuchel.

Edhe vet sulmuesi amerikan reagoi pasi rezultoi pozitiv, duke thënë se ishte vaksinuar dhe se nuk ka simptoma.

“Fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv me COVID-19 në fillim të kësaj jave. Fatmirësisht jam vaksinuar plotësisht dhe nuk kam simptoma deri më tani”, ka shkruar Pulisic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori